Gjykimi i festimit me historinë e të Dërguarit të Allahut -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- me shkakun e ditëlindjes së Pejgamberit.

March 8, 2009

Nga vëllimi i pestë i librit “Fetaua ue mekalat Ibn Baz” nën temën:

 

Gjykimi i festimit me historinë e të Dërguarit të Allahut -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- me shkakun e ditëlindjes së Pejgamberit.

 

 

Pyetja: A i lejohet muslimanit që të festojë në xhami duke përkujtuar historinë e nderuar të Pejgamberit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- gjatë natës së dymbëdhjetë të muajit Rebiul Euel, me rastin e ditëlindjes së Pejgamberit të nderuar, pa e bërë pushim ditën e saj si festë? Ne kemi mospajtime mes nesh, dikush thotë: është risi e mirë, e dikush: risi jo e mirë?

 

Përgjigjja: Muslimanëve nuk u lejohet që të bëjnë festë për ditëlindjen e të Dërguarit të Allahut -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- natën e dymbëdhjetë të muajit Rebiul Euel e as në muaj të tjerë, gjithashtu nuk i lejohet atij që të festojë ditëlindjen e ndokujt tjetër. Festimi i ditëlindjeve është nga risitë që janë shpikur në Fe sepse i Dërguari i Allahut -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- nuk e ka festuar ditëlindjen e tij gjatë jetës së tij dhe ai është ai i cili na e kumton Fenë dhe vendos legjislacionet nga Zoti i tij i Lartësuar, gjithashtu ai nuk ka urdhëruar që të bëhet një gjë e tillë dhe nuk e kanë vepruar atë as shokët e tij të drejtë dhe as ato që erdhën pas atyre (tabiinët) që i pasuan ata në mënyrën më të mirë gjatë shekujve më të dalluar, kështu që bëhet e qartë se kjo është risi dhe i Dërguari i Allahut -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- ka thënë:

من أحدث في أمرنا هذا ما ليس منه فهو رد متفق على صحته ، وفي رواية مسلم وعلقها البخاري جازما بها من عمل عملا ليس عليه أمرنا فهو رد

Kush shpik në fenë tonë atë që nuk është nga ajo, ajo është e refuzuar” hadithi është unanim ne saktësimin e tij, kurse në transmetimin e Muslimit dhe e ka përmendur Buhariu pa sened (zinxhir transmetuesish) në mënyrë të prerë thuhet: “Ai i cili vepron diçka që nuk është në përputhje me fenë tonë ajo është e refuzuar“.

 

Festimi i ditëlindjes nuk është nga tradita e tij -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- por është diçka që e kanë shpikur njerëzit shekuj më vonë në fenë e tij kështu që është e refuzuar. I Dërguari i Allahut -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- prej gjërave që thoshte gjatë predikimit në ditën e xhuma ishte:

أما بعد فإن خير الحديث كتاب الله وخير الهدي هدي محمد صلى الله عليه وسلم وشر الأمور محدثاتها وكل بدعة ضلالة  رواه مسلم في صحيحه ، وأخرجه النسائي بإسناد جيد وزاد : وكل ضلالة في النار

Fjala më e mirë është Libri i Allahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit (-paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-), gjërat më të këqija janë gjërat që shpiken në Fe dhe çdo risi është humbje” e ka transmetuar imam Muslimi në Sahihun e tij, e ka transmetuar edhe Nesai me sened të mirë ku ka shtuar: “dhe çdo bidat (risi) është në zjarr“.

 

Është e mjaftueshme nga festimi i ditëlindjes se tij -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- mësimi i historisë së tij -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- dhe ngjarjeve të jetës së tij gjatë kohës së injorancës dhe në Islam që zhvillohet ne shkolla dhe nëpër xhamia etj.

 

Gjithashtu hyn në të historia e lindjes së tij -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- dhe ngjarja e vdekjes se tij pa pasur nevojë që të zhvillohet festim që nuk e ka lejuar Allahu, e as i Dërguari i Tij dhe as që ka për të ndonjë argument nga sheriati.

 

Allahu i kërkojmë mbrojtje, dhe e lusim Allahun e Lartësuar që tu jap udhëzim dhe tua mundësojë të gjithë muslimanëve punën me sunetin dhe t’i ruaj ato nga risitë dhe bidatet.

 

Përktheu: Ylli Rama.

Loading...