Hadith i dobët rreth Ramazanit

May 28, 2017

Hadith i dobët rreth Ramazanit.

Hadithi i Selmanit të cilin e përmendin gati gjithmonë predikuesit e fesë në ditën e parë të Ramazanit, apo në xhumanë e fundit të Shabanit. Teksti i tij është: “Na predikoi i Dërguari i Allahut – sal lall llahu alejhi ue sel lem – të xhumanë e fundit të Shabanit (apo ditën e fundit të Shabanit) dhe tha: O ju njerëz! Po u afrohet një muaj madhështor dhe i begatë. Një muaj në të cilin gjendet një natë që është më e madhe se një mijë muaj. Allahu e ka bërë detyrë agjërimin e tij dhe namazin e natës në të vullnetar. Kush i afrohet Allahut në të me ndonjë vepër të mirë është si ai që ka kryer një detyrim (farz) në muajt e tjerë, dhe kush kryen në të një farz është si të kishte kryer 70 farze në muajt e tjerë.”

Ky është hadith i dobët dhe nuk saktësohet. E ka transmetuar Imam ibn Khuzejmeh – Allahu e mëshiroftë – dhe ka thënë (në fund të tij): “Nëse saktësohet.” Dhe ky është zakoni i Ibn Khuzejmes që kur dyshon për saktësinë e ndonjë hadithi apo e konsideron atë të dobët thotë këtë shprehje.
Zinxhiri i këtij hadithi është i dobët sepse në të gjendet Alij ibn Zejd ibn Xhudan i cili është transmetues i dobët. E ka transmetuar edhe Bejhakiu në “Shuabul iman” me zinxhir më të dobët se ky.
Prandaj unë i këshilloj predikuesit të mos e përmendin këtë si hadith të Profetit, alejhis selam, dhe nuk lejohet që t’i mvishet atij kjo fjalë.

Shejh Ebu Is’hak el Huejni, Allahu e ruajtë.

Loading...