Hadith i dobët për Ramazanin.

Hadith i dobët për Ramazanin.

“Hadithi i Selmanit të cilin e përmendin gati gjithëmonë predikuesit në ditën e parë të Ramazanit, apo në xhumanë e fundit të Sha’banit. Teksti i tij është: “Na predikoi i Dërguari i Allahut – sal lall llahu alejhi ue sel lem – të xhumanë e fundit të Sha’banit, apo ditën e fundit të Sha’banit dhe tha: O ju njerëz po ju afrohet një muaj madhështor dhe i begatë. Një muaj në të cilin gjendet një natë që është më e madhe se një mijë muaj. Allahu e ka bërë detyrë agjërimin e tij dhe namazin e natës në të vullnetar. Kush i afrohet Allahut në të me ndonjë vepër të mirë, është si ai që ka kryer një detyrim (farz) në muajt e tjerë, dhe kush kryen në të një farz është si të kishte kryer 70 farze në muajt e tjerë…”

Ky është hadith i dobët, nuk saktësohet. E ka transmetuar Imam Ibn Khuzejmeh – Allahu e mëshiroftë – dhe ka thënë (në fund të tij) : ‘Nëse saktësohet’. Dhe ky është zakoni i Ibn Khuzejmes, që kur dyshon për saktësinë e ndonjë hadithi apo e konsideron atë të dobët thotë këtë shprehje.
Dhe me të vërtetë zinxhiri i këtij hadithi është i dobët, sepse në të gjendet: Alij ibn Zejd ibn Xhud’an i cili është i dobët. E ka transmetuar edhe Bejhekiu në “Shuabul iman” me zinxhir më të dobët se ky…
Prandaj unë i këshilloj predikuesit që të mos e përmendin këtë si hadith të Profetit alejhisselam, dhe nuk lejohet që t’i mvishet atij kjo fjalë.”

Shejkh Ebu Is’hak el Huuejni, Allahu e ruajtë.