Hytbe – Haku i burrit

إن الحمد لله، نحمده ونستعينه ونستغفره، ونعوذ بالله من شرور أنفسنا، ومن سيئات أعمالنا من يهده الله فلا مضل له، ومن يضلل فلا هادي له، وأشهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له، وأشهد أن محمدًا عبده ورسوله

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ اتَّقُواْ اللّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلاَ تَمُوتُنَّ إِلاَّ وَأَنتُم مُّسْلِمُونَ

يَا أَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُواْ رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُم مِّن نَّفْسٍ وَاحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَبَثَّ مِنْهُمَا رِجَالًا كَثِيرًا وَنِسَاء وَاتَّقُواْ اللّهَ الَّذِي تَسَاءلُونَ بِهِ وَالأَرْحَامَ إِنَّ اللّهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقِيبًا

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَقُولُوا قَوْلًا سَدِيدًا. يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ ۗ وَمَن يُطِعِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزًا عَظِيمًا

إن أصدق الحديث كتاب الله، وأحسن الهدي هدي محمد، وشر الأمور محدثاتها، وكل محدثة بدعة، وكل بدعة ضلالة، وكل ضلالة في النار

Pozita e burrit në Islam

Në hutben e kaluar kemi folur për pozitën dhe të drejtat e gruas në Islam dhe se si është sjellë Profeti ﷺ me gratë e tij, si dhe obligimet e burrit ndaj gruas.

Në këtë hutbe do të flasim për hakun e burrit.

۞۞۞

Kemi përmendur në hutben e kaluar se burri ka detyrë t’i sigurojë gruas së tij ushqim, strehim dhe veshje. T’a mbrojë dhe t’a ruajë atë ngase gruaja jep mund dhe kohë për rritjen e fëmijëve, dhe për kujdesin ndaj shtëpisë dhe burrit. Allahu i’a ka bërë detyrë burrit t’i sigurojë asaj ushqim, vendbanim dhe veshje.

Për shkak të kësaj që bën burri meriton respekt, bindje dhe shërbim nga gruaja e tij.

Allahu i ka dhënë hakun secilit për kontributin e tij dhe nuk i ka bërë padrejtësi askujt.

Allahu i Lartësuar thotë:

الرجال قوامون على النساء بما فضل الله بعضهم على بعض وبما أنفقوا من أموالهم ) النساء/34)

“Burrat janë kujdestarë për gratë dhe përgjegjës për to për shkak se Allahu i ka dhënë gradë njërës palë mbi tjetrën (pra burrit ndaj gruas), si dhe për shkak të shpenzimit që bëjnë ata për gratë.”

Djali i xhaxhait të Profetit ﷺ Ibn Abasi (radiAllahu anhuma), në shpjegimin e këtij ajeti thotë: “Burrat janë kujdestarë për gratë dhe përgjegjës për to.” Kjo do të thotë se janë prijës dhe kryefamiljarë të cilëve duhet t’u binden gratë.

Allahu i Lartësuar thotë: وَلِلرِّجَالِ عَلَيْهِنَّ دَرَجَةٌ  – “Burrat janë një gradë më lartë se gratë.”

Pra, pse është burri mbi gruan kryefamiljar, dhe pse është detyrë bindja e gruas ndaj burrit? Burri është mbi gruan kryefamiljar dhe është detyrë bindja e gruas ndaj burrit, sepse Allahu na tregon në Kuran se Ai i ka dhënë gradë burrit mbi gruan. Kur Allahu cakton diçka detyrim për ne, ne vetëm bindemi dhe e zbatojmë dhe nuk e diskutojmë e as nuk kemi hatërmbetje ndaj urdhërit të Allahut.

Pra burri është i zënë me kërkimin e rrizkut dhe për shkak të këtij angazhimi që i sjell të mira familjes së tij ai nuk ka kohë e mundësi për aspektet e tjera, prandaj gruaja e mbush këtë boshllëk që mbetet nga pamundësia e burrit për t’i kryer të gjitha gjërat vetëm.

Pra, duke qenë se burri punon jashtë shtëpisë për t’i siguruar familjes nevojat e veta, gruaja punon brenda shtëpisë për të realizuar të tjerat, si p.sh.; edukimi i fëmijëve, kujdesja për shtëpinë, për burrin, ushqimin etj.

Duke pasur parasysh mundin, lodhjen dhe kontributin e gruas për rritjen e fëmijëve dhe për kujdesin ndaj shtëpisë dhe burrit, Allahu ka bërë detyrime ndaj burrit gjërat që i përmendëm në hutben e kaluar.

Gjithashtu, duke pasur parasysh kontributin që jep burri në fitimin e rrizkut, Allahu i ka bërë disa detyrime gruas ndaj burrit të saj.

Allahu e ka konsideruar hakun e burrit diçka madhore në Islam.

Trasmeton Ebu Daudi dhe e ka saktësuar Imam Albani, Allahu e mëshiroftë, se Profeti ﷺ ka thënë:

‘’Po të ishte e lejuar përkulja para dikujt në shenjë nderimi, do t’a kisha urdhëruar gruan të përkulej para burrit të saj për shkak të hakut madhështor që ka ai ndaj saj.’’

Profeti ﷺ ka thënë:

‘’Katër gjëra e bëjnë njeriun e lumtur; gruaja e mirë, shtëpia e bollshme, mjeti i rehatshëm i udhëtimit, komshiu i mirë.’

Gruaja e mirë është ajo e cila kryen detyrimet e saj ndaj burrit.

Cilat janë detyrimet e gruas ndaj burrit?

 

Hutbja e dytë –

 

Siç e përmendëm më lart në ajetin kuranor, prej te drejtave të burrit është t’i bindet gruaja e tij dhe t’a respektojë si kryefamiljar.

Gjithashtu, prej hakut të burrit është që kur e kërkon gruan e tij në shtrat ajo t’i përgjigjet.

Trasmeton Buhariu dhe Muslimi se Profeti ﷺ ka thënë:

‘’Kur burri e kërkon gruan e tij në shtrat dhe ajo refuzon, e mallkojnë atë melekët derisa të zbardhë drita.’’

۞۞۞

Trasmeton Buhariu dhe Muslimi se Profeti ﷺ ka thënë:

‘’Nuk i lejohet gruas të agjërojë nafile kur e ka burrin prezent (jo udhëtar) përveçse me lejen e tij, dhe nuk i lejohet asaj të fusë në shtëpi njerëz përveçse me pëlqimin e tij.’’

Trasmeton Muslimi se Profeti ﷺ ka thënë:

‘’Kini frikë Allahun ndaj grave tuaja sepse i keni marrë ato amanet prej Allahut dhe Allahu u ka lejuar të flini me to. Gratë e kanë detyrë të mos fusin në shtëpinë tuaj persona që ju nuk dëshironi t’i futni. Nëse ato fusin në shtëpi persona që ju nuk dëshironi atëherë rrihini lehtë për edukim (pa i dëmtuar e pa u lënë pasoja e shenja). Ato kanë të drejtë të silleni mirë me to dhe t’u jepni ushqim dhe veshje aq sa keni mundësi.’’

Pra, është detyrë sjellja e mirë me gruan dhe ndalohet rrahja e saj përveç se në rast edukimi. Konsiderohet rrahje thjesht si gjest, ama në fakt ky lloj edukimi nuk është si rrahja që ne njohim sepse është kusht të jetë i lehtë, pa pasoja, pa e dëmtuar, pa i lënë shenja dhe pa goditje fytyrës.

Dijetarët hanefi kanë thënë: Lejohet edukimi i gruas me rrahje të lehtë kur ajo nuk zbukurohet në shtëpi megjithëse burri i ka kërkuar të zbukurohet, kur ajo nuk është me zakone dhe nuk i përgjigjet burrit në shtrat, kur ajo lë namazin, kur del nga shtëpia pa lejen dhe pa pëlqimin e tij.

Prej hakut të burrit është që gruaja të mos dalë nga shtëpia pa lejen dhe pëlqimin e tij.

Kur gruaja kërkon leje për të shkuar në xhami burri duhet t’a lejojë atë.

Gjithashtu prej hakut të burrit është që gruaja të zbukurohet në shtëpi para tij dhe nuk lejohet që gruaja të dalë e zbukuruar në rrugë.

Profeti ﷺ ka thënë:

‘‘Grua e mirë është ajo që kur e sheh të kënaq dhe kur je në udhëtim larg saj e ruan nderin e saj dhe pasurinë tënde.’’

Gjithashtu prej hakut të burrit është që gruaja t’i shërbejë atij.

Gruaja duhet të tregohet e kujdesshme në përmbushjen e hakut të burrit.

Profeti ﷺ u ka thënë grave:

‘’Shih si i ke punët me hakun e burrit sepse ai është Xheneti ose Zjarri yt.’’

Gruaja duhet të bëjë kujdes se për shkak të përmbushjes së hakut të burrit do të hyjë në Xhenet, ose për shkak se nuk e përmbush hakun e burrit do të hyjë në Zjarr.

Profeti ﷺ ka thënë:

‘‘Kur gruaja e mërzit ose lëndon burrin e saj, hyrijet e xhenetit i thonë: Mos e mërzit Allahu të vraftë, sepse ai është tani tek ti si vizitor. Mundet t’a largojë Allahu prej teje dhe t’a sjellë tek ne.’’