Këto janë disa hadithe të shkëputura nga libri “Bulugul meram”, të pajisura me shpjegim përmbledhës dhe të dobishëm nga shejh Ibn Uthejmini dhe Muhamed Lukman es Selefij për tu ardhur sadopak në ndihmë muslimanëve në mësimin e tyre.
Transmetohet nga Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë në lidhje me ujin e detit: “I pastër është uji i tij dhe e lejuar e ngordhura e tij.”
Grada e hadithit: Autentik.
Studimi i hadithit: Ebu Daudi (1/64 me nr. 83), Et Tirmidhij (1/100 me nr. 69) dhe ka thënë se hadithi është hasenun sahih. En Nesaij (1/50 me nr. 59), (1/176 me nr. 332) dhe (7/207 me nr. 4350), Ibën Maxhe (1/136 me nr. 386), Ibën Ebi Shejbe (1/131) dhe teksti është i tij. E ka saktësuar Ibën Huzejme në “Sahihun” e tij (1/59 me nr. 111), Maliku në “El mueta” (1/22 me nr. 12), Esh Shafiu në “El Umm” (1/16) dhe Ahmedi në “El Musned” (2/237, 361, 378 dhe 392).
Transmetuesi i hadithit: Sahabi i nderuar Ebu Hurejra radijAllahu anhu. Ai është sahabi që ka transmetuar më shumë hadithe.
Shkaku i hadithit: Një burrë[1] erdhi tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe i tha: O i Dërguar i Allahut, ne udhëtojmë me anije dhe me vete mbartim pak ujë. Nëse marrim abdes me të atëherë do të na kapë etja. A të marrim abdes me të? Në tekstin e Ebu Daudit[2] është: “Me ujin e detit.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “…” hadithi.
Dobi që përfitohen nga hadithi:
1. Fjala e tij “ në lidhje me ujin e detit”, kjo është fjala e Ibën Haxherit dhe nuk është fjala e Ebu Hurejrës dhe as prej fjalëve të Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.[3]
2. Me fjalën “e ngordhura e tij” është për qëllim ajo që nuk mundet të jetojë vetëm se në det (kafshët e detit), dhe jo ajo që ngordh në det. (Sh.r.: sepse hadithi thotë: “e ngordhura e tij” d.m.th. e ngordhura e detit dhe jo ajo që ngordh në të). Kështu që nëse delja bie në det dhe ngordh, është haram ngrënia e saj.[4]
3. Lejimi i shtimit të përgjigjes (të përgjigjesh më shumë se pyetja) nëse kjo është e nevojshme, ngase i Dërguari i Allahut sal-Allahu alejhi ue sel-lem shtoi mbi përgjigjen që i bëri personi duke i shpjeguar atij gjykimin për të ngordhurën e detit.[5]
4. Të gjithë llojet e peshqve janë të lejuar. Ne kemi një rregull: “Çdo hallall është i pastër, por jo çdo gjë e pastër është hallall. Çdo haram është i pistë, por jo çdo gjë e pistë është haram.” Siç janë gjërat që të dëmtojnë p.sh: helmi, duhani, hashashi e të tjera si këto janë të pastra edhe pse janë të ndaluara. Edhe pse në lidhje me hashashin dhe alkoolin ka kundërshtim në janë të pastër apo jo, por fjala më e saktë është se janë të pastër.[6]
5. Nëse uji ndryshon për shkak të peshkut që ka ngordhur në të, ai është i pastër ngase ka ndryshuar me diçka të pastër dhe hallall.[7]
Përktheu: Unejs Sheme
——————————————————————
[1] Emri i të cilit është Abdullah. Et Taberanij në “El kebir”.
[2] Në “Es Sunen” (1/64 me nr. 83).
[3] Shejh Ibën Uthejmini në “Fet’hu dhil xhelali uel ikram”, vëll. 1.
[4] Shejh Ibën Uthejmini në “Fet’hu dhil xhelali uel ikram”, vëll. 1.
[5] Shejh Ibën Uthejmini në “Fet’hu dhil xhelali uel ikram”, vëll. 1.
[6] Shejh Ibën Uthejmini në “Fet’hu dhil xhelali uel ikram”, vëll. 1.
[7] Shejh Ibën Uthejmini në “Fet’hu dhil xhelali uel ikram”, vëll. 1.
Dosje: hadith
Të Ngjashme
- Nata e pesëmbëdhjetë e muajit Shaban – nata e Beraetit Udha e Besimtarëve
- Qëndrimi në xhami është adhurim dhe shpërblim i madh Udha e Besimtarëve
- Kur dija ngrihet dhe padituria sundon Udha e Besimtarëve
- Koha që ikën pa u ndier Udha e Besimtarëve
- Sekreti i bereqetit në veprat dhe kohën e dijetarëve Udha e Besimtarëve