Itikafi – Qëndrimi në xhami
Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!)
Ligjshmëria e tij:
1. Itikafi është Sunet në Ramazan ashtu dhe në ditet ë tjera të vitit. Origjina për këtë (adhurim) është fjala e Allahut të Madhëruar: “Mos iu afroni atyre (bashkëshorteve) gjatë kohës kur mbylleni për adhurim në xhami!” El Bekare, 187.
Po ashtu hadithet e sakta që tregojnë për itikafin e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe etheret që janë transmetuar nga të parët tanë të mirë (selefët) në lidhje me këtë adhurim. Ato gjenden te “El Musanef-i” i Ibën Ebi Shejbe-s dhe i Abdurrazakut.
Saktësohet se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është mbyllur (ka qëndruar) në itikaf në dhjetë ditët e fundit të muajit Sheval . Umeri i tha Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Në kohën para Islamit (në kohën e injorancë) jam zotuar të qëndroj një natë në itikaf në xhaminë e Shenjtë (Qabe). Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Përmbushe zotimin tënd” [dhe qëndro një natë në itikaf].
2. Qëndrimi në itikaf në muajin e Ramazanit është më i fortë (se në muajt e tjerë) duke u bazuar në hadithin të cilin e transmeton Ebu Hurejra radijAllahu anhu se: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem qëndronte në itikaf çdo Ramazan dhjetë ditë. Ndërsa në vitin e fundit, në të cilin edhe vdiq, ai qëndroi në itikaf njëzet ditë.”
3. Më e mira e tij (qëndrimi në itikaf) është fundi i Ramazanit (dhjetë ditëshin e fundit). Ngase “Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka qëndruar në itikaf në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit derisa Allahu Lartësuar ia mori shpirtin.”
Vijon…
“Kijamu Ramadan”
Përktheu: Unejs Sheme