Tregtarët bëhen gati dhe i presin sezonet e tregtisë me përgatitjet më të plota, dhe këtë e bëjnë për të realizuar fitimet më të mëdha. Ndërsa besimtarët përgatiten dhe e presin muajin e Ramazanit, këtë mysafir të begatë dhe të mbushur me mirësi me shumë lloje adhurimesh.
Para së gjithash ata shtojnë agjërimin në muajin Shaban, si parapërgatitje për agjërimin e Ramazanit.
E presin me pendim të sinqertë, largim nga mëkatet dhe kthim të të drejtave atyre që u takojnë.
E presin atë me shpirtin e tolerancës, faljes, zgjidhjes së kundërshtive dhe problemeve.
E gjithë kjo me qëllim që të meritojmë mëshirën dhe faljen e Zotit.
Gjithashtu, e presin duke mësuar dispozitat dhe normat e agjërimit, gjërat që e prishin dhe ato që lejohen apo i ndalohen një agjëruesi.
Këtë e bëjnë për të fituar një agjërim të saktë dhe të pranuar. Pa lënë mënjanë dhe faktin se duhen mënjanuar angazhimet e tjera (gjatë Ramazanit) sa të kemi mundësi, me qëllim që shumicën e kohës ta kursejmë për Ramazanin.
Sufjan eth Theuri, Allahu e mëshiroftë, kur fillonte muaji i Ramazanit linte gjithçka dhe jepej pas leximit të Kuranit.
Agjërimi është një rast i artë për t’iu dhënë fund një herë e mirë zakoneve të këqija, si dhe për të kultivuar moralet e lavdëruara.
Allahu i Lartësuar thotë: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.” | Bekare: 183 |
Përktheu: Fatjon Isufi
Të Ngjashme
- Trokitje në portën e Ramazanit Udha e Besimtarëve
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve