Këto dispozita duhet ti mësojnë (Gjuetarët)

February 23, 2017

Shejh Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) është pyetur: Zogjtë të cilët i qëllojmë me armë, a lejohet ti konsumojmë? Pyes, sepse disa prej këtyre zogjëve që i qëllojmë, i gjejmë të ngordhur para se ne të përmendim emrin e Allahut atëherë kur i godasim?

Përgjigje: Nëse qëllon me armë zogjtë apo kafshë të tjera si lepurin etj dhe e përmend emrin e Allahut në momentin kur i qëllon, atëherë lejohet konsumimi i tyre edhe nëse shkon dhe i gjen të ngordhura, sepse Pejgamberi (paqja dhe nderimi I Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Në atë (kafshë) që derdhet gjaku dhe përmendet emri i Allahut, ushqehu prej saj”.

Gjithashtu ka thënë: “Nëse e dërgon qenin tënd (të gjuetisë) dhe përmend emrin e Allahut kur e dërgon, atëherë ha prej gjahut që ai kap”.

Por nëse (kafsha që ke qëlluar) është akoma e gjallë, atëherë bëhet obligim therja e saj duke përmendur emrin e Allahut gjatë therjes. Nëse nuk e bën di­çka të tillë, e me pas gjahu ngordh, atëherë ky gjah bëhet i ndaluar për tu ngrënë.

Duhet kujdes sa i takon përmendjes së emrin të Allahut kur e qëllon gjahun, sepse nëse nuk e bën diçka të tillë, atëherë ai gjah bëhet i ndaluar për tu ngrënë, edhe nëse shkaku i mos përmendjes së emrit të Allahut të jetë harresa, sepse i dërguari i Allahut (paqja e nderimi I Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Në atë (kafshë) që derdhet gjaku dhe përmendet emri i Allahut, ushqehu prej saj”.

Si dhe fjala e Allahut të Lartësuar që thotë: “Dhe mos hani prej asaj në të cilën nuk është përmendur emri i Allahut”. [Fetava ala derb].

Shejh Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë) është pyetur: A është e mjaftueshme që të përmend emrin e Allahut e të them Allahu ekber (Allahu është më i madhi) vetëm në momentin kur e mbush armën e gjahut me fishek, apo duhet të përmend emrin e Allahut në momentin kur e godas gjahun me armë?

Ai u përgjigj: “Obligimi është që të përmendet emri i Allahut në momentin që e godet, e nuk është e mjaftueshme përmendja e Allahut vetëm në çastin kue e mbush armën me fishek, sepse Pejgamberi (paqja dhe nderimi I Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “E nëse godet me shigjetën tënde, përmende emrin e Allahut”. Hadithi është autentik i saktë nga transmetimi I Adij ibn Hatim (Allahu qoftë I kënaqur prej tij), e këtë tekst e transmeton imam Muslimi.

[Fetava Shejh Ibn Baz: 23-91]. Allahu e di me së miri.

Përktheu Ylli Rama

 

Loading...