Gratë e përsosura – Shembulli ynë
Transmetohet në dy sahihat hadithi i Shu’beh me zinxhir deri tek Ebu Musa El-Esharij nga profeti sala Allahu alejhi ue selam: “Janë përsosur shumë nga burrat dhe nuk janë përsosur nga gratë përveç Asijas gruas së Faraonit, Merjem ibnetu Imran, Hadixhe bint Huejlid dhe mirësia e Aishes mbi gratë është si mirësia e theridit[1] mbi gjellët e tjera”
Transmeton imam Ahmedi nga Ibën Abasi se ka thënë: Vijëzoi profeti alejhi selam në tokë katër vija dhe tha: “E dini çfarë është kjo? Ata thanë: Allahu dhe i dërguari i tij e dinë. Profeti alejhi selam tha: Më e mira grua e banorëve të xhenetit është Hadixhe bint Huejlid, Fatime bint Muhamed, Merjem bint Imran dhe Asija bint Muzahim gruaja e Faraonit” (hadith i saktë).
Transmetohet nga Abdullah bin Xhafer se ka dëgjuar Aliun në Kufe duke thënë: Kam dëgjuar profetin alejhi selam se ka thënë: “Më e mira e grave të saj është Merjem bint Imran dhe më e mira e grave të saj është Hadixhe bint Huejlid”. Ka thënë Ebu Kurajbi (njëri nga transmetuesit e këtij hadithi): dhe bëri me shenjë Ueki’ në qiell dhe në tokë. (Transmeton Muslimi).
“Dhe bëri me shenjë Ueki’ në qiell dhe në tokë” sikur komenton përemrin pronor “të saj” që do të thotë se ka për qëllim gjithë botën. Përmendja e këtyre të dyjave mund të jetë se secila është më e mira e banorëve të tokës në kohën e saj apo se ajo është më e mira e grave edhe pse mund të jenë virtytet e secilës mbi të tjerat treguese se ato janë më të mirat ndër gratë.
Dy nga këto i ka përmendur Allahu i madhëruar në Kuranin e lavdishëm ku thotë:
(Ka sjellë Allahu shembull për besimtarët gruan e Faraonit kur tha o Zot më ndërto mua tek ti një shtëpi në xhenet dhe më shpëto mua nga Faraoni dhe puna e tij dhe më shpëto mua nga populli zullumqar).
(Dhe Merjemen vajzën e Imranit që e ruajti nderin e saj dhe ne i frymë aty nga shpirti ynë(nëpërmjet Xhibrilit), (ajo) besoi fjalët e Zotit të saj dhe librat e Tij dhe ishte nga të përulurat).[2]
Ç’farë virtytesh kishin këto gra dhe ç’farë i lartësoi mbi gratë e tjera?!
Po të marrim shembullin e gruas së Faraonit, ja shkurtimisht historia e saj:
Ajo ishte gruaja e një prej faraonëve të Egjiptit të lashtë, njeriu më i pushtetshëm dhe autoritar i asaj kohe, udhëheqës jobesimtar që u bë armiku dhe kundërshtari më i madhiMusait alejhi selam, – profetit që Allahu kishte dërguar tek populli i tij -dhe i fesë me të cilën Allahu e dërgoi atë. Allahu në Kuran përmend fjalët e tij që në mënyrë tallëse i drejtohet këshilltarit të vet Hamanit: (O Haman më ndërto një kështjellë të lartë ndoshta i gjej rrugët. Rrugët e qiellit, të shikoj tek zoti i Musait se unë e mendoj atë gënjeshtar …)[3]. Ai mohonte Allahun hapur, madje i detyronte njerëzit të besonin tek ai: (I mblodhi dhe thirri. Tha unë jam zoti juaj më i madh)[4].
Është pikërisht kjo zonjë fisnike dhe e mëshirshme që me ngrohtësinë e një nëne mori në krahë Musain foshnjë të vogël për ta rritur në kështjellën e tyre. (E gjeti atë familja e Faraonit që të jetë më vonë për ta armik dhe dëshpërim. Vërtet Faraoni, Hamani dhe ushtritë e të dyve ishin mëkatarë)[5]. Por çfarë tha gruaja e Faraonit? (Tha gruaja e Faraonit gëzim i madh për mua dhe ty, mos e vritni, ndoshta na bën dobi apo e marrim për djalë (e adoptojmë), ata nuk e dinin rrjedhimin)[6]
Ka thënë Katade: Faraoni ishte nga njerëzit më kryeneçë dhe kafirë, uellahi nuk i bëri dëm gruas së tij kufri i burrit të saj kur iu bind Zotit të saj, që ta dinë se Allahu i madhëruar është gjykues i drejtë nuk e kritikon njeri vetëm se për mëkatin e tij. Ka thënë Ibën Xheriri nga Selmani se ka thënë: Gruaja e Faraonit dënohej në diell, kur largohej prej saj i bënin hije engjëjt me flatrat e tyre dhe ajo shikonte shtëpinë e saj në xhenet.
Pastaj ka thënë Ibën Xheriri nga Ebu Beze se ka thënë: Gruaja e Faraonit pyeste se kush mbizotëronte? I thuhej asaj se mbizotëron Zoti i Musait dhe Harunit. Faraoni dërgoi një njeri tek ajo dhe i tha: Gjeni një shkëmb të madh, nëse vazhdon në fjalën e saj hidhjani përsipër e nëse kthehet nga ajo fjalë atëherë ajo është gruaja ime. Kur erdhën tek ajo, ajo ngriti shikimin në qiell dhe pa shtëpinë e saj në xhenet dhe qëndroi në fjalën e saj. Asaj iu mor shpirti dhe iu hodh shkëmbi në trup pa shpirt. Fjala (lutja) e saj: (O Zot më ndërto mua tek ti një shtëpi në xhenet), kanë thënë dijetarët: ka zgjedhur afërsinë (kur thotë “tek ti”) para shtëpisë, është transmetuar diçka e tillë në një hadith merfu’.
Qëndrueshmëria në rrugën e drejtë dhe durimi ndaj sprovave të Faraonit e ngriti atë në këto grada. Ajo vdiq shehide dhe Allahu qe e kënaqur me të.
Ndërsa Merjemja vajza e Imranit:
Ajo rrjedh nga një prej familjeve të zgjedhura, familja e Imranit që jetonin në Palestinë pranë xhamisë së shenjtë Aksa. Është vajza për të cilën nëna e saj kur e ka lindur ka thënë: (Unë e linda atë femër) sepse fëmija që priste të lindte donte të ishte nën shërbimin e xhamisë së shenjtëdhe priste të ishte djalëpor që (Allahu e di më mirë se çfarë ka lindur dhe nuk është mashkulli si femra) sepse Ai është i urtë di gjithçka, e ka ditur se shërbimi i djalit do ishte më i madh se i vajzës, por që Allahu e ngriti në grada dhe e zgjodhi mbi të gjitha gratë:(Kur thanë Melaiket o Merjeme Allahu të ka zgjedhur, të ka pastruar dhe të ka zgjedhur mbi të gjitha gratë e botës).
Allahu i madhëruar thotë në Kuranin famëlartë: (Dhe Merjemen vajzën e Imranit që e ruajti nderin e saj dhe ne i frymë aty nga shpirti ynë) d.m.th. nëpërmjet melekut Xhibril. Allahu e dërgoi atë tek ajo dhe ai i erdhi asaj në formën e njeriut. Allahu e urdhëroi atë të fryjë me gojë në kraharorin e saj. Fryrja zbriti dhe hyri brenda saj dhe prej kësaj ndodhi shtatzënia e Isait alejhi selam, prandaj Allahu i madhëruar thotë: (I frymë ne asaj nga shpirti ynë (ajo) besoi fjalët e Zotit të saj dhe librat e tij) domethënë caktimin e tijdhe ligjin e tij dhe (ishte nga të përulurat).
S’ka dyshim se për një vajzë të devotshme, të pastër e të ndershme, të lindë një fëmijë pa qenë e martuar përbën absurditet për të gjithë aq më tepër për popullin hebrej që nuk besojnë shumë në mrekullitë që “pretendonte” (sipas tyre) Merjemja e bija e Imranit. Mrekullia që Allahu i dha asaj, një fëmijë pa baba që foli në djep për të pastruar të ëmën nga ajo që e akuzonin, do të mbetej e përjetshme për të gjithë njerëzinë deri në ditën e kijametit. Allahu zgjodhi për këtë mrekulli dhe sprovë pikërisht këtë vajzë të devotshme që në dhomën e faljes (sa herë që hynte Zekerija në mihrab gjente tek ajo ushqim. I tha o Merjem nga të vijnë këto, tha ato janë prej Allahut, Allahu furnizon kë do pa masë). Fëmija që lindi prej saj u quajt Isai i biri i Merjemes, kështu e ka quajtur dhe Allahu në Kuran, një nga profetit e përgjedhur të Allahut dhe nga ululazmi (profetët e vendosur).
Për të vazhduar më tej me Hadixhe bint Huejlid gruan e profetit tonë Muhamedtë zgjedhurit të Zotit. Ajo ishte nga gratë më fisnike të fisit kurajshit dhe para islamit thirrej “e pastra”. Ishte e para absolutisht nga burrat dhe nga gratë që besoi profetin Muhamed sala Allahu alejhi ue selam me ixhma të dijetarëve.
Ka thënë IbënIs’haku: Hadixhja ishte e para që besoi Allahun dhe të dërguarin e tij, besoi çdo gjë që i shpallej atij prej Allahut aze ue xhele dhe ka mbështetur profetin Muhamed alejhi selam, duke ia lehtësuar Allahu me të vështirësitë e para që hasi profeti në thirrjen e popullit të tij në një Zot të vetëm. Sa herë që e kundërshtonte populli i tij, e përgënjeshtronte apo e torturonte e ai mërzitej, Allahu i kishte bërë prehje dhe mbështetje te Hadixhja radija Allahu anha e cila i kujtonte gjithmonë se ishte në të drejtën dhe se Allahu do e ndihmonte mbi qafirët.
Në fillimet e revelatës kur profeti alejhi selam ishte në shpellën Hira, i erdhi atij engjëlli dhe i tha: lexo, profeti alejhi selam i tha: unë nuk di të lexoj. Ia përsëriti këtë tre herë duke e mbuluar në çdo herë derisa u lodh pastaj i tha: Lexo me emrin e Zotit tënd që ka krijuar … Pastaj profeti alejhi selam u kthye tek gruaja e tij Hadixhja duke iu dridhur zemra, hyri tek ajo dhe i tha: Më mbuloni, më mbuloni, ajo e mbuloi derisa i kaloi frika. Profeti alejhi selam i tregoi asaj dhe i tha, u frikësova për veten. Ajo i tha: Jo për Zotin, nuk të poshtëron ty Allahu kurrë, ti ruan lidhjet farefisnore, përkrah të dobëtin, ndihmon të varfrin, respekton mikun dhe ndihmon njerëzit në fatkeqësi.
Kur profeti dhe myslimanët hynë në luginën e EbuTalibit dhe i rrethuan qafirët, me ta hyri dhe zonja Hadixhe dhe përjetoi aty urinë ndërkohë që ishte nga njerëzit më të pasur e me bollëk . Ajo i dha përparësi jetës së vështirë mbi jetesën e mirë e të begatë. Gruaja më e mirë dhe ndihmëtarja më e mirë e fesë së Allahut dhe e të dërguarit të tij, Allahu ia shpërbleftë me shpërblimin më të mirë.
Profeti u martua me të kur ai ishte njezetë e pesë vjeç dhe nga dashuria që kishte nuk u martua me tjetër kur ajo ishte gjallë.
Ajo lindi katër vajza Zejneben, Rukajen, Ummu Kuthumin dhe Fatimen Allahu qoftë i kënaqur me to.
Pas vdekjes ai e përmendte shpesh atë sa Aishja radija Allahu anha bëhej me shumë xheloze për të se sa për gratë e tjera. Transmeton Buhariu në sahihun e tij se Aishja radija Allahu anha ka thënë: Nuk kam patur për ndonjë grua të profetit xhelozi sa kam patur për Hadixhen, edhe pse nuk e kisha parë por sepse profeti alejhi selam e përmendte shpesh atë. Nganjëherë therte qingj pastaj e ndante në copa dhe ia dhuronte të afërmve të Hadixhes. I thashë njëherë: Sikur nuk ka në dynja grua veç Hadixhes! Ai thonte: ajo ishte kështu e kështu, dhe prej saj kam pasur fëmijë.
Fatimja e bija e profetit sala Allahu alejhi we selam.
Babai i saj është njeriu më i dashur dhe më i zgjedhur i Allahut, zotëria i bijve të Ademit, i dërguari i Allahut dhe vula e profetësisë, ndërsa e ëma Hadixhja bint Huejlid për të cilën folëm më lart. Ajo lindi para revelatës kur profeti ishte tridhjetë e pesë vjeç. Profeti alejhi selam e martoi atë me Aliun në vitin e dymbëdhjetë të hixhretit pas ndodhisë së Bedrit. Dy nipat e njohur të profetit alejhi selam Hasani dhe Hysejni janë fëmijët e Fatimesradija Allahu anha. Për mirësitë e saj dhe vendin që gëzon ajo kanë ardhur shumë hadithe:
Transmetohet nga Aishja radija Allahu anha se ka thënë: “Erdhi Fatimja duke ecur me ecje si të profetit alejhi selam. Profeti alejhi selam i tha: Mirësevjen bija ime pastaj e uli atë në të djathtën e tij – apo në të majtën e tij – pastaj i tregoi një të fshehtë dhe ajo qau. I thashë pse qan? Pastaj i tha asaj një sekret tjetër dhe ajo qeshi. Thashë nuk kam parë si sot gëzim më afër mërzisë dhe e pyeta atë se çfarë të tha. Ajo tha: Nuk ia përhap sekretin profetin sala Allahu alejhi ue selam. Deri kur vdiq profeti alejhi selam e pyeta atë, ajo tha: Më tha se Xhibrili alejhi selam ma paraqiste Kuranin një herë në çdo vit ndërsa këtë vit ma paraqiti dy herë dhe ska arsye tjetër vetëm se më është afruar axheli dhe ti do jesh e para nga familja që do më pasosh dhe unë qava. Më tha: A nuk do të jesh zonja e grave të xhenetit apo e grave të besimtarëve dhe unë qesha (u gëzova) nga kjo”.
Fatimja ka qenë vajza më e dashur tek profeti alejhi selam. Ai e donte e nderonte dhe i tregonte asaj të fshehta. Ajo ishte besimtare durimtare, e bindshme dhe falënderuese Transmetohet nga Aishjaradija Allahu anha se ka thënë: Nuk kam parë më të ngjashëm në fjalë dhe bisedë me profetin alejhi selam se sa Fatimenradija Allahu anha. Ajo kur hynte tek ai, ai ngrihej për të, e puthte, i uronte mirëseardhjen, e po kështu vepronte dhe ajo me të. Kur vdiq profeti alejhi selam u mërzit dhe qau shumë për të dhe tha: O baba tek Xhibrili të vajtojmë, o baba, iu përgjigje thirrjes së Zotit, o baba xhenetin firdeus e ke vendstrehim.
Pas varrojes së tij tha: O Enes, a jua bën zemra të hidhni dhe mbi profetin sala Allahu alejhiue selam?
Ajo vdiq gjashtë muaj pas vdekjes së profetit alejhi selam.
Aishja nëna e besimtarëve radija Allahu anha.
Ajo është guaja e profetit sala Allahu alejhiue selam dhe vajza e EbuBekritradija Allahu anhu shokut më të dashur të profetit alejhi selam. Ajo lindi në islam dhe nuk ka përjetuar kohën e injorancës (para islamit) dhe ashtu sikurse i ati ka qenë nga të parët që ka pranuar islamin. Transmetohet nga UruahbinZubejr se Aishjaradija Allahu anha ka thënë: “Nuk i mbaj mend prindërit e mi vetëm se në këtë fe”.
Vitytet e saj: Transmeton IbënSead nga Ummu Dera se ka thënë: I solla Aishesradija Allahu anha njëqindmijë dirhem dhe i shpërndau. Ajo atë ditë ishte agjërueshëm dhe unë i thashë: Sikur të blije me një dirhem pak mish që të haje iftar. Ajo tha: Sikur të më kishe kujtuar do e kisha bërë.
Aishjaradija Allahu anha ka qenë nga dijetaret më të spikatura nga gratë dhe jo vetëm. Shumë prej sahabëve të mëdhenj e pyesnin atë për trashëgiminë. Ka thënë Ata’ binEbiRabeh: Aishjaradija Allahu anha ka qenë nga dijetarët më të mëdhenj dhe nga njerëzit me mendim më të saktë. Ka thënë EbuMusaEl-Esharij: Sa herë që na ka ndodhur ndonjë problem ne sahabëve për ndonjë hadith pyesnim Aishenradija Allahu anha dhe gjenim tek ajo dije. Ka thënë UruehbinZubejrbinEl-Auam: Nuk kam parë ndonjë më të ditur për hallallin dhe haramin, për dijen, poezinë, mjekësinë se sa Aishen nënën e besimtarëve radija Allahu anha. Një numër i konsiderueshëm hadithesh janë transmetuar prej saj Allahu qoftë i kënaqur me të. Ajo i ka përcjellë ymetit pjesë të fikhut që lidhen me jetën intime të profetit alejhi selam duke na ka mësuar hallallin dhe haramin.
Vlerën, rolin dhe vendin që gëzon ajo e njeh kush hulumton hadithet dhe fikhun, kush studion siran e profetit dhe të sahabëve. Prandaj dhe engjëlli Xhibril i ka përcjellë asaj selamin: Transmeton Buhariu dhe Muslimi në sahihat e tyre nga EbuSelemehradija Allahu anhu se ka thënë: Ka thënë Aishjaradija Allahu anha: ka thënë profeti sala Allahu alejhiue selam një ditë: O Aishe ky është Xhibrili, të dërgon selam. I thashë: Uealejhi selam uerahmetu Allahu ueberakatuhu, shikon atë që nuk e shikoj (kishte për qëllim profetin alejhi selam).
Hadithi që u përmend në fillim përmend dhe Aishen Allahu qoftë e kënaqur me të: “Janë përsosur shumë nga burrat dhe nuk janë përsosur nga gratë përveç Asijas gruas së Faraonit, MerjemibnetuImran, HadixhebintHuejlid dhe mirësia e Aishes mbi gratë është si mirësia e theridit[7] mbi gjellët e tjera”.
Këto pra ishin zonjat që janë përmendur me emër në hadithe si të përsosura apo zonja të xhenetit. Allahu na dhëntë sukses në vepra të mira dhe na bashkoftë me to në xhenet.
Mblodhi dhe përgatiti: Teuta Xeka
[1]Nga ushqimet më të preferuara të asaj kohe që është përshesh me lëng mishi.
[2]Tehrim: 11, 12.
[3]Gafir: 36, 37.
[4]Naziat: 23, 24.
[5]Kasas: 8.
[6]Kasas:
[7]Nga ushqimet më të preferuara të asaj kohe që është përshesh me lëng mishi.