﴿یَوۡمَىِٕذࣲ تُحَدِّثُ أَخۡبَارَهَا﴾
“Atë ditë toka do të flasë për lajmet e saj.”
Toka do të tregojë; për çdo vend ku ke falur namaz, çdo cep ku ke përmendur Allahun, çdo tokë ku ke ecur për të shkuar në namaz, për të mësuar dijen, për të thirrur në të mirë, për t’i shërbyer prindërve, për të vizituar të afërmit, për të përcjellë një xhenaze ose për të zgjidhur një hall.
Ka për të treguar; për çdo vend ku ke qëndruar për të lexuar Kuranin, çdo hapësirë që ke kaluar duke e madhëruar Allahun, çdo vend ku i ke buzëqeshur vëllait tënd, për vendin ku ke ecur gjatë tavafit dhe sa’jit, në Mina, në Arafat dhe Muzdelife.
Çdo vend ku ke duruar dhimbjen dhe ke falur ata që të kanë bërë padrejtësi.
Të gjitha xhamitë ku ke bërë sexhde dhe ruku që nga fëmijëria deri në pleqëri, çdo tokë që ke kaluar duke agjëruar, toka ku ke qëndruar për të dhënë sadaka dhe për të ndihmuar të tjerët.
Çdo vend ku i je bindur Allahut me një fjalë të mirë. Zyra jote, dhoma jote, çdo vend ku ke qëndruar,
të gjitha do të dëshmojnë dhe do të flasin për atë që ke bërë.
Toka do të thotë: “E kam dëgjuar të thotë: La ilahe il-lAllah (Nuk ka të adhuruar tjetër të vërtetë përveç Allahut)”.
Një pjesë tjetër toke do të thotë: “E kam parë të lexojë Kuranin”.
“Këtu ka kaluar për t’i plotësuar nevojat e nënës së tij.” “Në këtë vend ka përshëndetur njerëzit dhe u ka buzëqeshur atyre.”
“Në një natë ai ka dhuruar për të ndihmuar…”
Muxhahid bin Xhebr ka thënë për ajetin:
﴿یَوۡمَىِٕذࣲ تُحَدِّثُ أَخۡبَارَهَا﴾:
“Atë ditë toka do të flasë për lajmet e saj”
Se Mukatil bin Sulejman ka thënë: “Toka do të flasë për gjithçka që është bërë mbi të, qoftë e mirë apo e keqe, dhe do të thotë: Ai e ka veçuar Allahun, mbi mua është falur, ka agjëruar, ka kryer haxhin dhe umren, ka luftuar në rrugë të Allahut dhe i është bindur Zotit”.
Besimtari do të gëzohet me këtë dëshmi.
Dosje: Besimtari