Koha dhe mënyra e tekbireve të Kurban Bajramit.

Koha dhe mënyra e tekbireve të Kurban Bajramit.

Koha: “Saktësohet se Aliu – Allahu qoftë i kënaqur prej tij – bënte tekbire pas namazit të sabahut të ditës së Arafatit deri në namazin e ikindisë (asr) në ditën e fundit të teshrikut*, dhe bënte tekbir edhe pas asrit”
“El irua” hadithi: 653. Dhe kjo saktësohet edhe prej Ibn Abbasit.
Ka thënë Imam Sheukani: “Më e sakta është se tekbiri i teshrikut nuk është i pëlqyer posaçërisht vetëm pas namazeve, por ai pëlqehet të thuhet në çdo kohë në ato ditë, siç tregojnë për këtë argumentet (athar)”

Mënyra:
Nuk bëhet me grup (xhemat) veçse nëse përputhen, bashkohen zërat e tyre pa dashje. Gjithësekush e bën për vete me zë.
1.“Forma më e saktë që ka ardhur është ajo nga Selmani (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) i cili ka thënë: ‘Madhërojeni (Allahun). Thoni: ‘Allahu ekber, Allahu ekber, Allahu ekber kebira’”
“Erreudatun nedijeh: 367/1”
2. Profeti – paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të – ka thënë:  “Nuk ka ditë më të mëdha tek Allahu në të cilat punët (e mira) janë më të dashura për Të, sesa këto dhjetë ditë (ditët e dhul-hixhes). Prandaj shtojeni gjatë tyre: tehlilin (La ilahe ila-Allah), tekbirin (Allahu Ekber) dhe tahmid-in (Elhamdulilah).[1]

Për shkak të këtij hadithi ka ardhur nga disa prej sahabëve. kjo formë dhikri: “Allahu ekber Allahu ekber, la ilahe il-lall-llah, Allahu ekber Allahu ekber ue lil-lahil hamd” (‘Allahu është më i madhi’ – 2 herë -, Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut, ‘Allahu është më i madhi’ – 2 herë – dhe falenderimi i takon Allahut). Dhe të tjera të ngjashme me të. Ky është një sunet që pret prej nesh ta ringjallim e ta përhapim, prandaj kudo ku gjendet muslimani gjatë këtyre ditëve le ta përmendë Allahun me këto fjalë.

Dhe ka thënë gjithashtu imam Sheukani – Allahu e mëshiroftë: “… dhe nuk saktësohet ndonjë shprehje e caktuar (përveç atyre që u përmendën), e as ndonjë numër i caktuar, përkundrazi ajo që ligjërohet është: shtimi i tyre (tekbireve) pas namazeve dhe gjatë gjithë kohës. Ndërsa ajo që praktikojnë njerëzit sot duke u bazuar në disa libra fikhu, duke e thënë atë 3 herë pas çdo namazi farz dhe nga 1 herë pas namazeve nafile, dhe kufizimi i thënies së tyre vetëm me kaq (vetëm pas namazeve) për këtë nuk ka ndonjë gjurmë argument – në bazë të diturisë sime -, dhe më e sakta që ka ardhur për këtë është nga sabahu i ditës së Arafatit deri në ditën e fundit të teshrikut*”

“El meusuatul fikhijetul mujesserah”. 2/416-418.

* Për ditët e teshrikut ka dy mendme tek dijetarët.

I pari: Se ato janë dita e 11, 12 dhe 13 prej Dhil Hixh-xhes.
I dyti: Se ato janë dita e 10 (dita e festës), 11 dhe 12.
Më e sakta është fjala e parë, për disa argumente.Prej tyre fjala e Profetit – sal lall llahu alejhi ue sel lem: “Dita e Arafatit, dita e kurbanit, dhe ditët e teshrikut, janë festa jonë o pasues të Islamit. Dhe ato janë ditë ngrënieje dhe pirjeje” Transmeton Ebu Daudi, Nesai, dhe Tirmidhiu i cili thotë: Hadithi është i mire i saktë.

Kështu Profeti – sal lall llahu alejhi ue sel lem – e nxorri ditën e Kurbanit prej tyre (ditëve të teshrikut, dmth bajrami nuk është prej ditëve të teshrikut). Dhe sipas këtij mendimi ecin muslimanët edhe sot në Haxh. Dhe Allahu është më i Dijshmi.

[1] Taberaniu dhe Imam Ahmedi. Shejh Albani e konsideron hadithin sahih – të saktë.