Ibn Kajim el Xheuzije (Allahu e mëshiroftë) thotë:
Ka thënë Allahu i Lartësuar : “Madhëroje Zotin tënd e falënderoje Atë para lindjes së diellit dhe para perëndimit.” (Kaf: 39)
Kjo e sqaron atë që është përmendur në hadithe: “Kush thote ne mengjes dhe ne mbremje keshtu…apo ashtu…” qëllimi është: Para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij. Pikërisht koha mes sabahut dhe lindjes së diellit dhe koha mes ikindisë dhe perëndimit të diellit. Në një ajet tjetër Allahu i Madhëruar thotë: “Lartësoje Zotin tënd me falënderim, në mbrëmje dhe mëngjes!” (Gafir: 55)
Me mëngjesin është për qëllim fillimi i ditës ndërsa me mbrëmjen fundi i saj dhe se këto dhikre e kanë kohën pas namazit të sabahut si dhe pas namazit te ikindisë.
[‘El Uabilus Sajjib’ fq. 200, për më tepër shih edhe librin ‘El Edhkar’ të imam Neveviut 3/74,75,100].
Përshtati: Fatjon Isufi.
Dosje: Dhikri
Të Ngjashme
- Paralajmërimi nga ndjekja e të metave të njerëzve dhe cënimi i privatësisë së tyre Dr. Behar Hyseni
- Drejtësia – Themeli i qëndrueshmërisë së shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Zullumi – rrënuesi i popujve dhe shoqërive Dr. Fatmir Strumi
- Mashkulli dhe femra – Vazhdimësia e njerëzimit Dr. Behar Hyseni
- Kur feja kthehet në tifozllëk dhe fanatizëm individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije