Ana e djathtë e safit (rreshtit) është më e mirë sesa ana e majtë, dhe kjo vlen kur të dyja anët janë afër njëra-tjetrës. Por nëse ana e djathtë është shumë e largët, atëherë është më mirë të qëndrohet në të majtë për sa kohë që ajo është më afër imamit.
Duke u bazuar në këtë, nuk është e përshtatshme që të gjithë namazlinjtë të grumbullohen në anën e djathtë të imamit duke lënë në të majtë vetëm një ose dy persona. Kjo sepse në rastin e tre personave është më e udhës që imami të jetë mes tyre, njëri në të djathtë dhe tjetri në të majtë, dhe jo të gjithë të jenë në të djathtë. Kjo tregon se imami duhet të qëndrojë në mes të safit ose afër tij.
Përmbledhje:
Ana e djathtë është më e mirë kur të dyja anët janë të barabarta ose të afërta. Por nëse ana e djathtë është më e largët, atëherë ana e majtë është më e mirë sepse është më afër imamit.
Allahu është më i Miri që jep sukses.
Referenca: “Mexhmu’u fetava ue resail”
Autor: Muhamed bin Salih el Uthejmin
Përshtati: Fatjon Isufi
Dosje: xhemat
Të Ngjashme
- Agjërimi i gjashtë ditëve të Sheualit kur ka ditë të mbetura nga Ramazani Dr. Fatmir Strumi
- Vlera e agjërimit të gjashtë ditëve të Sheualit Dr. Fatmir Strumi
- Prej dispozitave të sadakasë së Fitrit Dr. Fatmir Strumi
- Reflektim rreth ngjarjeve që ndodhin në vendet muslimane Dr. Fatmir Strumi
- Përgatitja para hyrjes së muajit të Ramazanit Dr. Fatmir Strumi