Kur vjen Ramazani hapen dyert e Xhenetit

May 1, 2018

Transmetohet nga Ebu Suhejli nga babai i tij, nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kur vjen Ramazani hapen dyert e Xhenetit dhe mbyllen dyert e zjarrit, ndërsa shejtanët lidhen.” Muslimi.

Shejh Abdulaziz bin Abdullah er-Raxh’hi (Allahu e ruajtë) ka thënë: Agjërim nga ana gjuhësore do të thotë vet-përmbajtje. Prej saj është dhe fjala e Allahut të Madhëruar: “Thuaj: Unë jam betuar në të Gjithëmëshirshmin se do të agjëroj, prandaj sot nuk do të flas me askënd.” Merjem: 26. Pra vet-përmbajtje nga fjalët. Ndërsa në legjislacionin fetar do të thotë ndalim i veçantë, në kohë të veçantë nga person i veçantë.

“ndalim i veçantë”– d.m.th. ndalim nga; ngrënia, pirja, marrëdhëniet intime dhe shkaqet që nxisin drejt saj, si dhe nga të gjitha gjërat që e prishin agjërimin.

“në kohë të veçantë”– d.m.th. duke filluar me lindjen e agimit të vërtetë deri në perëndimin e diellit.[1]

“nga person i veçantë”- d.m.th. musliman, të ketë arritur moshën madhore, të jetë mirë mendërisht, të jetë vendas dhe jo udhëtar. Po ashtu përjashtohet gruaja lehonë dhe me menstruacione.

  1. Ky hadith është argument se lejohet të thuhet “Ramazan” pa përmendur emrin “muaj”.[2]
  2. Në hadith ka arugment për vlerën e muajit të Ramazanit dhe se Allahu e ka veçaur këtë muaj me mirësi dhe vlera të shumta.
  3. Në këtë muaj hapen dyert e Xhenetit dhe mbyllen dyert e zjarrit, ndërsa shejtanët lidhen.
  4. Në të ka argument se shejtanët burgosen dhe prangosen, kështu që dëmi dhe cytjet e tyre ndaj besimtarëve pakësohen. Ndërsa jobesimtarët të cilët nuk tregojnë kujdes ndaj shenjtërimit të këtij muaji nuk i përfshin kjo gjë.

 

“Teufiku er-Rabbil-Mun’im bi Sherhi Sahih el-Imam Muslim”, vëll. 3.

Përktheu:  Unejs Sheme

———————————————-

[1] Sh.p. Shejhu (Allahu e ruajtë) ka përmendur “perëndimin e diellit”, sepse mbarimi i agjërimit lidhet me perëndimin e diellit dhe jo me thirrjen e ezanit. P.sh. nëse dielli ka perënduar por muezini akoma s’e ka thirrur ezanin, i lejohet personit t’a çelë fitarin. Ky është suneti i Profetit të udhëzimit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).

[2] Pra, pa thënë muaji i Ramazanit.

Dosje:

Loading...