Kush e ka detyrë ta japë sadakanë e Fitrit?

Kush e ka detyrë ta japë sadakanë e Fitrit?

Sadakaja e Fitrit është detyrë për çdo person musliman i cili i ka mundësitë që ta japë këtë sadaka. Kryefamiljari duhet të japë për veten dhe të gjithë anëtarët e familjes. Ibn Omeri -radiallahu anhu- ka thënë: “Profeti (Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të!) e ka obliguar që sadakaja e Fitrit të jepet për çdokënd nga muslimanët, qoftë ai rob apo i lirë, mashkull apo femër, i vogël apo i madh.”[1]

Cilat janë llojet e ushqimeve që jepen për sadaka Fitri?

Duhet të dimë se llojet e ushqimeve që janë të vlefshme për t`u dhënë sadaka e Fitrit janë ushqimet bazë të cilat konsumohen nga banorët e atij vendi. Në kohën e Profetit (Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të) ushqimet bazë ishin: gruri, elbi, hurma arabe, qumështi pluhur, rrushi i thatë etj.

Në kohën tonë ushqimet bazë janë: orizi, makaronat, mielli, fasulja etj.

Sasia e ushqimit që duhet të jepet për çdo individ të familjes është afërsisht 2.4 kg.

———————————————–

[1] E transmeton Buhariu me nr. 1433 dhe Muslimi me nr. 984.