Transmetohet nga Ibën Abasi radijAllahu anhuma se ka thënë: “Nuk e kam parë Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të kërkonte për mirësitë e ndonjë dite më shumë sesa për këtë ditë, ditën e Ashures dhe të këtij muaji (muajin e Ramazanit).” E transmeton Buhariu.
jetehara – kërkonte; synonte dhe dëshironte shpërblimin e agjërimit të kësaj dite.
Ka thënë Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Agjërimi i ditës së Ashures shpresoj prej Allahut të fshijë gjynahet e vitit të kaluar.” E transmeton Muslimi.
Kjo është nga mirësia e Allahut ndaj nesh që na ka dhënë me agjërimin e një dite faljen e mëkateve të një viti të plotë. Allahu bën shumë mirësi!
Dosje: ashurja
Të Ngjashme
- Festat jo-islame; Dita e 1 Majit si Shembull Dr. Fatmir Strumi
- Një lutje që rikthen qetësinë e zemrës pas trishtimit Udha e Besimtarëve
- Agjërimi i gjashtë ditëve të Sheualit kur ka ditë të mbetura nga Ramazani Dr. Fatmir Strumi
- Qëndrimi në xhami është adhurim dhe shpërblim i madh Dr. Fatmir Strumi
- Kur dija ngrihet dhe padituria sundon Udha e Besimtarëve