Kush janë njerëzit e El A’rafit?

October 18, 2023

Në ditën e kijametit njerëzit do të ndahen në tri grupe. Një grup veprat e mira të të cilëve do peshojnë më shumë se të këqijat e tyre, kështu që ata nuk do ndëshkohen dhe do hyjnë në xhenet.

Një grup tjetër veprat e këqija të të cilëve do t’i tejkalojnë veprat e mira të tyre, kështu që ata meritojnë të dënohen në përpjestim me veprat e tyre të këqija, dhe pastaj të shpëtohen në xhenet.

Dhe një grup i tretë veprat e këqija dhe veprat e mira të të cilëve do jenë të barabarta, pra këta janë njerëzit e El A’raf-it.

Ata nuk janë nga banorët e xhenetit e as nga banorët e xhehenemit, por janë në një vend të lartë (të një rripi toke ndarës e të lartë). Ata e shohin xhehenemin dhe e shohin xhenetin, dhe do qëndrojnë në të për aq kohë sa të dojë Zoti dhe në fund do të hyjnë në xhenet.

Kjo është prej përsosmërisë së drejtësisë së Zotit të Madhëruar në atë që Ai i jep çdo njeriu atë që e meriton. Pra, kujtdo që veprat e mira i peshojnë më shumë do jetë prej banorëve të xhenetit, e kushdo që veprat e këqija janë më shumë me shumë mundësi ai do të dënohet në xhehenem aq sa të dëshirojë Zoti. Kushdo që veprat e tij të mira dhe të këqijat janë të barabarta ai është në mesin e njerëzve të El A’raf-it. Mirëpo ky vend (El A’raf) nuk do të ekzistojë përgjithmonë sepse destinacioni përfundimtar do të jetë në xhenet ose në xhehenem.

Zoti më bëftë mua dhe juve nga banorët e Xhenetit!

 

Autor: Muhamed ibën Salih el Uthejmin

Marrë nga: “Lika el bab el meftuh” 1/408.

Përktheu: Arjan Haskasa

Dosje: ,

Loading...