Kushtet e agjërimit

Kushtet që agjërimi të jetë i saktë dhe i pranuar janë:

1- Islami. Nuk pranohet agjërimi prej jomuslimanit.
2- Logjika. Nuk pranohet agjërimi prej të sëmurit mendor.
3- Aftësia dalluese dhe perceptuese. Nuk pranohet agjërimi nga një fëmijë nën moshën 6-7 vjeçare që nuk kupton çfarë i thua dhe nuk di të kthejë përgjigje.
4- Nijeti. Nuķ pranohet agjërimi i dikujt që qëndron pa ngrënë por nuk e ka plan të agjërojë.
5- Të mos jetë femra me menstruacione dhe gjakderdhjen e paslindjes.