A lejohen hilet në kontratat e ujit, korrentit etj ndaj autoriteteve të një shteti joislam?

August 1, 2016

Dikush pyet: A lejohen hilet në kontratat e ujit, korrentit etj ndaj autoriteteve të një shteti joislam?

Përgjigja: Në kontratat e nënshkruara me autoritetet e një shteti joislam nuk lejohen hilet dhe nuk ka asnjë dallim me kontratat e nënshkruara me autoritetet e një shteti islam sepse harami mbetet haram edhe me ata që nuk besojnë në hallall dhe haram.

Ndoshta duke parë në historinë e Shuajbit -alejhi selam- mund të gjejmë një mënyrë argumentimi për këtë që thash. Ja, çfarë thotë Allahu i madhëruar në Kuran: “Në Medjen dërguam vëllain e tyre Shuajbin dhe ai ju tha: O populli im, adhuroji Allahun se nuk keni të adhuruar tjetër veç tij! Unë u kam ardhur me argumente nga Zoti juaj prandaj përsoseni matjen dhe peshoren dhe mos ua pakësoni njerëzve gjërat e tyre dhe mos prishni në tokë pas rregullimit të saj!

Kjo është më e mirë për ju nëse jeni besimtarë” suretu El-Araf: 85. Në këtë ajet populli i Shuajbit përshkruhet si popull idhujtar dhe nga ana tjetër Allahu i ndalon ata të mashtrojnë në matje dhe peshore sepse mashtrimi është i ndaluar në parim dhe nuk lejohet si mes myslimanëve ashtu edhe mes jomyslimanëve dhe askush nuk mund të thotë se Shuajbit -alejhi selam- si besimtar i drejtë mund ti lejohej ta kundërshtonte këtë parim kundrejt tyre përderisa ata nuk besonin në të. Pastaj ne jemi ymet që ftojmë në fenë tonë si me fjalë ashtu dhe me vepra dhe sjellje të mirë dhe këto të dyja asnjëherë nuk ndahen nga njëra-tjetra madje ndarja e tyre është shumë e urryer për Allahun siç thuhet në Kuran: “O ju që keni besuar, pse thoni atë që nuk e veproni *

Sa e urryer është për Allahun të thoni atë që nuk e veproni ” suretu Es-saf: 2-3. Tani ja dhe zbatimi i këtij rregulli nga vetë Shuajbi -alejhi selam- siç thotë Allahu i madhëruar në Kuran: “Shuajbi u tha: O populli im (çju shtyn ju të më përgënjeshtroni), nëse kam një argument të qartë nga zoti im dhe më ka dhanë risk të mirë! Unë nuk dua tju kundërshtoj në atë që ju ndaloj ju, unë vetëm dua të rregulloj aq sa kam mundësi dhe suksesi im nuk është veçse prej Allahut, atij i jam mbështetur dhe atij i nënshtrohem” Suretu Hud: 11. Fjala e Allahut [Unë nuk dua tju kundërshtoj në atë që ju ndaloj ju] dmth: Unë nuk jam prej atyre që ndalojnë nga diçka pastaj e bëjnë vetë.

Një shembull prej fetvave të dijetarëve të sotëm në lidhje me gjykimin e hileve në mjetet e korrentit dhe ujit në shtetet joislame. Pyetje: a lejohet ndalimi i sahatit të korrentit apo ujit në një shtet joislam me qëllim dobësimin e atij shteti, duke ditur se ai shtet merr prej meje padrejtësisht disa taksa jo të drejta? Përgjigjja: nuk lejohet sepse kjo është prej ngrënies së pasurisë së njerëzve padrejtësisht.

Komisioni i përhershëm i fetvave: Abdulaziz bin Baz, Abdurrazak Afifi, Abdullah bin Gudejan dhe Abdullah bin Ku’ud.

Dr Abdullah Nabolli

Loading...