A lejohet blerja kafshëve (që u hahet mishi), me peshë te gjallë?

February 6, 2017

Është pyetur Komisioni i përhershëm i fetvave: A lejohet blerja kafshëve (që u hahet mishi) me peshë te gjallë? Pa harruar se kjo mënyrë është shumë e përhapur dhe shumë e njohur në vendin tonë.

Përgjigjje:”Po është e lejuar blerja e bagëtisë me peshë të gjallë.

Është pyetur përsëri Komisioni i Përhershëm i fetvave. A lejohet blerja e pulave dhe deleve me peshë të gjallë apo të therura?

Përgjigje:”Origjina është lejimi i shitblerjeve ndërmjet muslimanëve përveç kur ka argument që e ndalon atë. Bazuar mbi këtë rregull themi se lejohet shtiblerja e pulave dhe deleve me peshë të gjallë dhe nuk dimë ndonjë argument legjislativ që e ndalon atë.

[Fetvaja e komisionit 13/290]

Në të njëjtën fetva thuhet përsëri: “Lejohet shitblerja e deleve dhe të ngjashmeve si ajo me peshë të gjallë. Sido që të jetë pesha me kilogramë apo me cfarë lloj peshoreje tjetër,  sepse qëllimi eshtë të dish çfarë po blen dhe me peshë dihet masa dhe sasia.

[Fetvaja e komisionit 12/289)]

Lejohet blerja e bagëtive me peshë. Ndërsa blerja pa e peshuar por vetēm duke e parë me sy të lirë lejohet me Ixhmaë (konsesusin e gjithë dijetarëve) dhe nuk ndikon cfarë ka në  brendesi të kafshës, sepse ato ndjekin gjykimin e tërë kafshës. Përderisa lejohet blerja me sy te lirë, lejohet blerja saj dhe çka në barkun se saj edhe me peshë.

Përktheu Arjan Gazidede

Loading...