Shejhu i nderuar Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, është pyetur në lidhje me imamin që harron dhe u ligjëron njerëzve vetëm një hutbe, e pastaj fal me ta të xhumanë.
Ai u përgjigj: Është detyrë për imamin dhe xhematin që të falin namazin e drekës (sepse namazi i tyre i xhumasë nuk saktësohet).
“Mexhmu fetaua ue Rasail” vëll. 1.
Pyetësi thotë: A lejohet falja e namazit të xhumasë me një hutbe të vetme?
Shejh Salih el-Feuzani, Allahu e ruajt, u përgjigj: I kërkojmë mbrojtje Allahut! Jo, kjo nuk lejohet. E Xhumaja ka dy hutbe dhe ky është suneti i të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Duhet patjetër (të mbahen) dy hutbe. Prej kushteve të saktësimit të xhumasë është që para saj (namazit) të mbahen dy hutbe.
Përktheu: Unejs Sheme