Fetvaja nr. 6914:
A lejohet leximi i Kuranit në kohët në të cilat ndalohet falja e namazit vullnetar?
Pyetje: Në një hadith profetik tregohet se është e ndaluar falja e namazit vullnetar gjatë lindjes së diellit dhe perëndimit të tij. A e përfshin kjo ndalesë edhe leximin e Kuranit, apo leximi i Kuranit në këto dy kohë është i lejuar?
Përgjigjja: Leximi i Kuranit në këto dy kohë është i lejuar pasi ndalesa është vetëm për namazin vullnetar. Leximi i Kuranit është i lejuar në të gjitha kohët, madje feja na nxit që ta lexojmë sa më shumë Kuranin. Nuk themi se ndalohet leximi i tij në ndonjë kohë të caktuar veçse nëse do të kishim ndonjë argument të qartë që do ta ndalonte një gjë të tillë.
Me ndihmën e Allahut arrihet suksesi!
Paqja, mëshira dhe bekimet më të përzemërta qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, Muhamedin, si dhe mbi familjen dhe shokët e tij!
Komisioni i Përhershëm i Fetvave.
Përktheu: Edmond Ajdini
Të Ngjashme
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve
- Një dijetar si Ibn Tejmije Udha e Besimtarëve
- Rregull i pandryshueshëm: Çdo gjë që përdoret për të kundërshtuar Allahun, ajo ka për tu prishur. Udha e Besimtarëve
- Statusi dhe vlera e fikhut në Islam Udha e Besimtarëve
- Në cilën anë të imamit është më mirë të falemi? Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin