Kërkimi i ndihmës prej xhindëve për gjetjen e magjive dhe syrit të keq

March 6, 2017

Pyetje: A lejohet në islam kërkimi i ndihmës prej xhindëve për gjetjen e magjive dhe syrit të keq? A mund t’i besohet xhindit që paraqitet tek i sëmuri me pretendimet e tij mbi magjitë dhe syrin e keq, dhe a mund të merren për bazë këto pretendime më pas?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut! Nuk lejohet kërkimi i ndihmës prej xhindëve në njohjen e llojit të sëmundjes dhe mënyrën e mjekimit të saj, sepse kërkimi i ndihmës prej xhindëve konsiderohet shirk (idhujtari).

Allahu i Madhëruar thotë: “Në të vërtetë ka pasur njerëz që kërkonin mbrojtje nga xhindët, por kjo vetëm sa i çoi më tej në gabime.” | El Xhin: 6. Allahu i Madhëruar gjithashtu thotë: “Ditën kur Ai do t’i tubojë të gjithë, do të thotë: O tog i xhinve! Ju keni mashtruar shumë njerëz. Ithtarët e tyre midis njerëzve do të thonë: O Zoti ynë! Ne u kënaqëm me njëri – tjetrin dhe arritëm në afatin tonë të cilin na e pate caktuar. Allahu do të thotë: Zjarri është vendbanimi juaj. Atje do të qëndroni përherë veç nëse Allahu dëshiron ndryshe. Zoti yt është i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.” | El En’am: 128.

Në fjalët “Ne u kënaqëm me njëri – tjetrin” nënkuptohet se njerëzit i madhëronin xhindët, u nënshtroheshin dhe kërkonin mbrojtje prej tyre. Nga ana tjetër, xhindët u shërbenin njerëzve atë çka dëshironin dhe u sillnin atë që kërkonin. I tillë është dhe informacioni mbi llojin e sëmundjes dhe shkaqet e saj, mbi të cilat ndoshta xhindët kanë njohuri që njerëzit nuk i posedojnë. Por në këtë informacion ata mund të gënjejnë, kështu që nuk u besohet e nuk lejohet të mirren si të vërteta fjalët e tyre. Allahu e di më së miri!

Komisioni i përhershëm i kërkimeve shkencore dhe i fetvave.

Përktheu: Arjan Haskasa

Dosje:

Loading...