A lejohet nxjerrja e mus’hafit (Kuranit) nga xhamia me qëllim që të lexoj në shtëpi?

Pyetja e katërt e fetvasë me nr.  3863.

Pyetja: A lejohet nxjerrja e mus’hafit (Kuranit) nga xhamia (e shenjtë) me qëllim që të lexoj në shtëpi?

Përgjigje: Çfarë lihet vakëf, Kuranë apo libra të tjerë me qëllim që të përfitohet (prej tyre) në një vend të caktuar, nuk lejohet të nxirren prej atij vendi për në një vend tjetër, pa marrë parasysh është harem (Qabja) apo xhami tjetër. Me përjashtim të rastit kur ai vend (xhami, qendër etj) del jashtë funkisonit, atëherë transferohen në një vend tjetër të ngjashëm ose më të mirë sa i takon përfitimit (prej atyre librave). Ndërsa ajo që lihet vakëf me qëllim që njerëzit të përfitojnë pa asnjë lloj kushti, prej këtij vakëfi lejohet të përfitohet edhe nëse e merr për në një vend tjetër duke kërkuar leje nga kujdestari i këtij vakëfi. Përveç kësaj, fatmirësisht Kuranë ka plot dhe çmimi i tyre është shumë i lirë, dhe nuk është e nevojshme të nxirren nga vendi ku janë lënë si vakëf.

Paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi Muamedin, familjen dhe shokët e tij!

Komisioni i përhershëm për kërkime akademike dhe fetva:

Abdul Aziz bin Baz

Abdullah bin Ku’uud

Abdullah bin Gudejan

Përktheu: Fatjon Isufi