Shejh Bin Bazi Allahu e mëshiroftë ka thënë:
“Fjala më e saktë e dijetarëve është se lejohet shitblerja me kapar nëse për këtë bien dakort të dyja palët, si shitësi ashtu dhe blerësi. (Pra, në qoftë se blerësi heq dorë nga malli shitësit i lejohet që ta mbajë kaparin.)”
“Fetaua lit-tuxhar ue rrixhalul-eamel” fq. 49.
Komisioni i Përhershëm i Fetvave ka dalë me vendimin se shitblerja me kapar është e lejuar. Pra, lejohet që blerësi t’i lërë shitësit një shumë parash më të vogël se çmimi i plotë i mallit, me qëllim që ta bllokojë shitjen e atij malli (ta ketë të garantuar blerjen e tij më vonë).
Kapari i lënë llogaritet si pjesë e çmimit, dhe në momentin e marrjes së mallit blerësi i paguan shitësit vetëm diferencën e mbetur të çmimit. Nëse blerësi ndërron mendje dhe heq dorë nga blerja e mallit, atëherë është e drejtë e shitësit që të mbajë kaparin.
Shitblerja me kapar është e lejuar, si në rastin kur caktohet afat kohor për pagesën e çmimit të plotë ashtu edhe në rastin kur nuk përcaktohet afat. Shitësi ka të drejtë t’i kërkojë blerësit çmimin e plotë të mallit sapo të jetë kryer akti i shitblerjes dhe blerësi të ketë marrë mallin në dorëzim.
Ndër argumentet e lejimit të shitblerjes me kapar është vepra e Umer ibën Hatabit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij.
Po ashtu, Abdullah ibën Umeri ishte i mendimit se shitblerja me kapar lejohet.
Imam Ahmed ibën Hanbeli ka thënë: “S’ka problem, lejohet.”
Said ibën Musejebi dhe Ibën Sirini kanë thënë: “I lejohet blerësit të heqë dorë nga blerja nëse nuk e do më mallin që synonte ta blinte, por duke i paguar shitësit diçka (si dëmshpërblim).
Sa i takon hadithit në të cilin transmetohet se Profeti alejhi selam ka ndaluar nga shitblerja me kapar, e vërteta është se ai është hadith i dobët.
E ka vlerësuar të tillë imam Ahmedi si dhe shumë dijetarë të tjerë, pra nuk vlen të argumentuarit me të.”
Shkëputur nga libri “Fetvatë e komisionit të përhershëm”, vëllimi 13, faqe 133.
Përktheu: Edmond Ajdini
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- Kur je duke u falur me xhemat! Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve