Është e pëlqyeshme për muezinin që kur të thërrasë ezanin të jetë i pastër me abdes, por nuk është e detyrueshme. Në këtë temë përcillet një hadith ku thuhet: “Ezanin duhet ta thërras vetëm ai që është me abdes.” Transmeton Tirmidhiu me nr. 147.
Ky hadith është transmetuar si fjalë e Profetit alejhi selam, gjithashtu përcillet dhe si fjalë e Ebu Hurejras, por në të dyja rastet është transmetim i dobët dhe nuk saktësohet. Për më tepër shih “Tamam el Mineh” të shejh Muhamed Nasirudin Albanit fq. 154.
Ibën Kudame Allahu e mëshiroftë, në librin e tij “El Mugni” 1/248 ka thënë: Është e pëlqyeshme që muezini të jetë i pastër, si nga papastërtia e vogël ashtu dhe nga papastërtia e madhe.
Dijetarët e komisionit të përhershëm për studime akademike dhe fetva janë pyetur: A lejohet të thirret ezani pa qenë me abdes? Po ezani i atij që është xhunub çfarë dispozite merr?
Përgjigje: Ezani i atij që ka papastërti të vogël apo të madhe konsiderohet i rregullt, por më e mira dhe më e pëlqyeshmja është që ai të jetë i pastër nga të dyja papastërtitë (e vogla dhe e madhja).
“Fetvatë e komisionit të përhershëm” 6/67.
Përktheu: Fatjon Isufi
Të Ngjashme
- Ngrënia në të njejtën tryezë me atë që pi alkool Udha e Besimtarëve
- A lejohet të betohesh rrejshëm me qëllim që të pajtosh mes dy personave? Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz
- Ndërprerja e namazit kur ndodh diçka e domosdoshme ose e rëndësishme Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz
- A lejohet të vritet qeni që dëmton bagëtinë? Lexhnetu Daime
- A konsiderohet dëshmor ai person i cili vdes (i mbytur në det) në një udhëtim tregtar detar? Shehul-Islam Ibn Tejmie