Llojet e njerëzve në ditën e gjykimit

October 19, 2023

Pyetje: Ju lutem komentojeni ajetin që vijon. Ka thënë Allahu i Lartësuar: “Dhe do të jeni tre grupe. Sa u takon atyre të djathtëve, eh çfarë janë ata të djathtët! Ndërsa ata të majtët, ah çfarë janë ata të majtët.” |El Uakiah: 7-9.

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut! Ibën Kethiri ka thënë: Kështu i ka ndarë në tri grupe në fund të sures, në kohën kur u vjen vdekja. Pastaj Allahu i Lartmadhëruar i shtjelloi këta tri lloje njerëzish duke thënë: “E ata të djathtët”, për ta zmadhuar gjendjen e tyre dhe për të treguar pozitën e tyre të lart.

“Ndërsa ata të majtët, ah çfarë janë ata të majtët.” Kjo për të treguar tmerrin e gjendjes së tyre.

“Të përparuarit janë përpara të gjithëve.” D.m.th. ata që kanë qenë të parët në dynja në vepra të mira ata do të jenë të parët në jetën tjetër që do të hyjnë në Xhenete. Ata që kanë këto cilësi do jenë të afruarit e Allahut, në Xhenetet plotë mirësi e begati, në gradat më të larta mbi të cilat s’ka gradë të tjera.

E lusim Allahun të na bëjë prej të përparuarve! Allahu e di më mirë!

Shiko tefsirin e Ibën Sa’dij, fq. 832.

 

Përktheu: Emin Bilali

Dosje:

Loading...