Pyetësja thotë: Bëra marrëdhënie intime me bashkëshortin tim gjatë ditës së Ramazanit në një moment dobësia nga ana jonë, Allahu na faltë! Tani, a pranohet që për shkak të këtij veprimi të therrim një kurban e ta shpërndajmë mishin e tij, apo të ushqejmë njëqind e gjashtëdhjetë të varfër, apo një gjë e tillë nuk merret në konsiderate (nuk pranohet)?
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Detyrë për të dhe bashkëshorten e tij është që secili prej tyre të lirojë nga një rob.
Nëse nuk kanë një të tillë, atëherë secili prej tyre duhet të agjërojë dy muaj rresht. E nëse nuk munden, atëherë secili prej tyre duhet të ushqejë gjashtëdhjetë të varfër.
Përktheu: Unejs Sheme
Silsiletu el-likai esh-shehri nr (42)
Të Ngjashme
- Agjërimi i gjashtë ditëve të Sheualit kur ka ditë të mbetura nga Ramazani Dr. Fatmir Strumi
- Vlera e agjërimit të gjashtë ditëve të Sheualit Dr. Fatmir Strumi
- Prej dispozitave të sadakasë së Fitrit Dr. Fatmir Strumi
- Nata e Kadrit dhe dhjetë netët e fundit të Ramazanit Dr. Fatmir Strumi
- Përgatitja para hyrjes së muajit të Ramazanit Dr. Fatmir Strumi