Mëso rreth agjërimit

May 11, 2016

Mëso rreth agjërimit

1-A ishte i njohur dhe i ligjëruar agjërimi edhe tek popujt e mëparshëm?

Po, sigurisht agjërimi njihej dhe ishte i ligjëruar për popujt e hershëm. Argument për këtë është fjala e Allahut të Lartësuar që thotë: O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.” [El Bekare 183].

2-Thuhet se në fillimet e Islamit, agjërimi i Ramazanit nuk ishte i detyrueshëm për njerëzit, sa e vërtetë është kjo?

Po, kjo është e vërtetë! Në fillimet e Islamit ishte obliguar vetëm agjërimi i ditës së Ashurasë, pastaj u bë i detyrueshëm agjërimi i muajit të Ramazanit.

3-Si filloi obligueshmëria e agjërimit të Ramazanit?

Kur zbriti fjala e Allahut të Lartësuar që thotë: O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat. [El Bekare 183] dhe në vargjet e mëposhtme që thotë: “Ata që kanë vështirësi për të agjëruar, duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi.” [El Bekare 184].

Kush donte agjëronte dhe kush nuk agjëronte ushqente një të varfër dhe kjo i mjaftonte.

Më pas erdhi ajeti tjetër Kuranor ku Allahu i Lartësuar thotë: “Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja). Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë!” [El Bekare 185].

Me këtë ajet, Allahu i Lartësuar e obligoi agjërimin për cilindo që është i shëndetshëm dhe jo udhëtarë, ndërsa të sëmurit dhe udhëtarit ia lehtësoi, ndërsa për të moshuarit që nuk munden të agjërojnë, e pohoi ushqyerjen e të varfërit si shpagim. [E përcjell Ebu Daudi].

 

ES Sijam Suelun ue Xheuab

Autor Rashid Sead el Alimi

Përktheu Fatjon Isufi

 

 

 

 

 

Loading...