Mirësia e Medines, edukata e banimit në të dhe vizitës së saj –pjesa e tretë-

January 13, 2008

 

 

Mirësia e Medines, edukata e banimit në të dhe vizitës së saj –pjesa e tretë-

 

Vazhdimi . . .

4)Nqs mbushet plot xhamia e Profetit e nuk ka më vend atëherë lejohet për atë që vjen me vonesë të falet në rrugë me namazin e imamit, në tre drejtimet e tjera përveç drejtimit te imamit dhe e arrin shpërblimin e namazit me xhemat por jo shumëfishimin me më shumë se 1000 namaze sepse ky shumëfishim është i veçantë për xhaminë e Profetit, siç thotë Profeti -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-: “Një namaz në këtë xhaminë time është më i mirë se 1000 namaze diku tjetër përveç Mesxhidul Haram (Qabes)” dhe ai që falet në rrugë nuk konsiderohet se është falur në xhaminë e Profetit dhe nuk e arrin shumëfishimin.

 

5)Është përhapur tek shumë njerëz se kush vjen në Medine duhet patjetër të falë 40 namaze në xhaminë e Profetit duke marrë si argument një hadith që transmetohet në Musnedin e imam Ahmedit nga Enesi radijallahu anhu nga Profeti salallahu alejhi ue selem:”Kush fal në xhaminë time 40 namaze pa i humbur asnjë namaz i shkruhet atij shpëtim nga zjarri, shpëtim nga dënimi dhe pastrohet nga nifaku” ky hadith është i dobët nuk ia vlen për argument. Pra çështja është e gjerë dhe nuk është i detyruar të falë një numër të caktuar namazesh çdo namaz në xhaminë e Profetit është më i mirë se 1000 namaze diku tjetër pa caktuar një numër të veçantë.

 

6)Janë sprovuar shumë muslimanë në vende të ndryshme islame me ndërtimin e xhamive mbi varreza ose varrosjen e të vdekurve në xhamia dhe mundohen disa ta bëjnë të lejuar këtë gjë duke u argumentuar me ekzistencën e varrit të Profetit në xhaminë e tij.

 

Përgjigja ndaj këtij dyshimi është se Profeti salallahu alejhi ue selem ishte ai i cili e ndërtoi xhaminë sapo mbërriti në Medine dhe ndërtoi dhomat në të cilat do banonin “nënat e besimtarëve “(gratë e Profetit) pranë xhamisë, njëra nga këto dhoma ishte ajo e Aishes në të cilën vdiq dhe u varros Profeti salallahu alejhi ue selem.Këto dhoma ngelën ashtu siç ishin jashtë xhamisë në kohën e katër halifeve të drejtë, në kohën e Muauijes dhe në kohën e disa prijësave të tjerë pas tij.Gjatë sundimit të Beni Umejeve u zgjerua xhamia dhe u fut brenda saj dhoma e Aishes në të cilën gjendej i varrosur Profeti -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-.

 

Janë transmetuar nga Profeti -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- hadithe të qarta që nuk pranojnë anulim të cilat tregojnë ndalimin e marrjes së varreve si xhami, nga këto është hadithi i Xhundub bin Abdullah el Bexhelij i cili e ka dëgjuar Profetin salallahu alejhi ue selem 5 netë para se të vdiste,thotë radijallahu anhu: E kam dëgjuar Profetin 5 netë para të vdiste duke thënë:”Unë jam i pastër tek Allahu se nuk kam marrë ndonjërin prej jush mik të dashur e të ngushtë (halil) sepse me të vërtetë Allahu më ka marrë mua të dashur të ngushtë (halil) ashtu siç e ka marrë Ibrahimin të dashur të ngushtë, e sikur unë të merrja ndonjë nga umeti im për mik të dashur e të ngushtë do e merrja Ebu Bekrin. Kanë qenë para jush njerëz të cilët i merrnin varret e profetëve të tyre dhe të njerëzve të mirë si xhamia, pra ju mos i merrni varret xhamia sepse unë ju ndaloj nga kjo gjë”.(Transmeton Muslim).

 

Profeti -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- edhe në çastet e fundit kur i erdhi vdekja tërhiqte vërejtjen që të mos merren varret si xhamia siç transmetohet në Sahihejn (dy Sahihet) nga Aishja dhe Ibn Abasi thanë:

Kur i erdhi vdekja Profetit hidhte një copë mbi fytyrën  etij (e mbulonte atë) kur vinte në vete e zbulonte fytyrën. Duke qenë në këtë gjëndje tha:”Mallkimi i Allahut qoftë mbi çifutët dhe të krishterët sepse i morën varret e profetëve të tyre xhamia” duke tërhequr vërejtjen nga ajo çfarë bënin ata.

 

Këto hadithe nga Aishja,IbnAbasi dhe Xhundub janë të qarta dhe nuk pranojnë anullim në asnjëlloj mënyre sepse hadithi i Xhundubit është në ditët e fundit të Profetit salallahu alejhi ue selem po ashtu hadithi i Aishes dhe Ibn Abasit është në çastet e fundit të jetës së tij prandaj nuk i lejohet askujt prej muslimanëve –persona qofshin apo xhemate- ta lënë atë që tregojnë këto hadithe të sakta e të qarta dhe të kapet pas një vepre që ka ndodhur në kohën e Beni Umejeve -futja e varrit të Profetit në xhami- duke e marrë si argument për të lejuar ndërtimin e xhamive mbi varre ose varrosjen e të vdekurve në xhami.

 

*Ndërsa përsa i përket xhamisë Kuba ajo është xhamia e dytë e cila ka mirësi dhe vlerë në Medine.Kjo xhami është e ndërtuar, e themeluar me devotshmëri që nga dita e parë e saj dhe është transmetuar nga vepra dhe fjala e Profetit që tregon për mirësinë e namazit në këtë xhami.

 

-Nga vepra e tij :Trasnmetohet nga Abdullah ibn Umeri që thotë:”Ishte Profeti që shkonte tek xhamia Kuba çdo të shtunë në këmbë ose hipur mbi kafshë dhe falte në të dy rekate”.(Transmeton Buhari dhe Muslim).

 

-Nga fjala e tij:Transmetohet nga Sehl bin Hunejf që thotë:Ka thënë Profeti -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-: “Kush pastrohet në shtëpinë e tij pastaj shkon në xhaminë Kuba dhe fal në të namaz merr shpërblimin e një Umre” (Transmeton Ibn Maxheh).  Fjala e tij: “Fal në të namaz” përfshin farzin dhe nafilen (pra qoftë farz ose nafile). Nuk është transmetuar në sunet diçka që tregon për mirësinë e ndonjë xhamie tjetër në Medine përveç këtyre dyjave që përmendëm.

 

*Përsa i përket edukatës që ka të bëjë me banimin në Medine.

 

Atij që Allahu ia ka bërë të mundur të banojë në këtë qytet të bekuar Tajbete Tajjibeh duhet ta ndjejë dhe ta ketë parasysh se ka fituar një mirësi të madhe e ta falënderojë Allahun për këtë begati. Le ta dijë se janë të shumtë ata banorë të vendeve të tjera të cilët dëshirojnë dhe e kanë mall të arrijnë në Meke e Medine dhe të qëndrojnë në to qoftë për një kohë të shkurtër. Ka prej tyre që i mbledh paratë pak e nga pak për shumë vite me radhë vetëm e vetëm që ta realizojë këtë dëshirë të madhe. Po përmend këtu atë që më ka treguar një nga dijetarët e Indisë për haxhinjtë indianë të cilët në të kaluarën vinin me anije me vela duke udhëtuar nëpër det për një kohë të gjatë derisa të arrinin në Meke dhe Medine. Njëherë një grup prej tyre po udhëtonin me anije dhe kur arritën të shihnin nga larg tokën në të cilën gjendej Meka dhe Medina ranë në sexhde në shenjë falënderimi për Allahun mbi anije.

 

Vazhdimi . . .

 

Shkroi dijetari dhe muhadithi AbdulMuhsin el-Abad

Përktheu Ebu Duxhanah Shuajb Rexha

Loading...