Muaji ramazanit, dispozitat dhe mirësitë e tij
Fëmija: Gjyshi, es selamu alejkum! Përse muslimanët e presin muajin e ramazanit, gëzohen me ardhjen e tij dhe e agjërojnë atë?
Gjyshi: Alejkumus selam ue rahmetullah biri im! Sepse ai është muaj i madhështor dhe agjërimi i tij është shtyllë prej shtyllave të Islamit. A nuk e ke dëgjuar, o biri im, fjalën e Profetit tone sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Feja Islame është e ndërtuar mbi pesë (shtylla):
-Dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është i Dërguari i Allahut.
-Falja e namazit.
-Dhënia e zekatit.
-Kryerja e haxhit.
-Agjërimi i ramazanit.
Fëmija: A ka ky muaj mirësi të cilat i ka përmendur Zoti ynë në Kuran apo Profeti ynë sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në fjalët (traditën) e tij?
Gjyshi: Po. Allahu Madhëruar thotë: “O ju që keni besuar! Agjërimi ju është bërë detyrimashtu si ka qenë detyrim për ata para jush, që të mund të bëheni të devotshëm![1]”[2] Pra, gjëja kryesore është që njeriu me anë të këtij adhurimi të bëhet i devtoshëm.
Ndërsa Profeti ynë i dashur sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Kush agjëron muajin Ramazan me besim tek Allahu dhe duke pritur shpërblimin nga Ai, atij do t’i falen gjynahet e mëparshme.”[3]
Po ashtu Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Ju ka ardhur muaji Ramazan, një muaj i bekuar, të cilin Allahu ua ka bërë bërë detyrë agjërimin e tij. Në këtë muaj happen dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehenemit dhe shejtanët lidhen në pranga. Në të gjendet një natë, e cila është më e mirë se një mijë muaj. Kush privohet prej saj, ai ëhstë privuar nga çdo e mirë.”
Dhe thotë: “Falja e pesë namazeve, falja e xhumasë deri në xhumanë tjetër dhe agjërimi i ramazanit deri në ramazanin tjetër, janë fshirje të gjynaheve, nëse largohesh nga mëtatet e mëdha.”[4]
Fëmija: Agjërimi i ramazanit a është detyrë për çdo kënd?
Gjyshi: Agjërimi i ramazanit është detyrë për atë musliman i cili është mirë mendërisht,[5] që ka arritur moshën e pjekurisë,[6] nuk është udhëtar dhe ka mundësi për të agjëruar.[7]
Fëmija: A do të thotë kjo se fëmijët nuk duhet të agjërojnë?
Gjyshi: Fëmija që nuk ka arritur moshën e pjekurisë nuk e ka detyrë agjërimin e ramazanit. Por, nëse ai mundet ta përballojë agjërimin, atëherë mësohet të ushtrohet me agjërimin. Transmetohet nga Rubeja bintu Muadh e cila thotë: “Ne agjëronim ditën e ashurës dhe i urdhëronim fëmijët tanë që të agjërojnë në atë ditë. Ne i çonim ata në xhami dhe u jepnim kukulla prej lecke në mënyrë që mos ta mbanin mendjen tek ushqimi. E nëse dikush prej tyre qante për shkak të urisë, ia tërhiqnim vëmendjen me gjëra të ndryshme në mënyrë që të rezistonin derisa të vinte koha e çeljes së agjërimit.”[8]
Fëmija: Kjo do të thotë se feja jonë është fe e lehtësimit dhe mëshirës?
Gjyshi: Po, biri im, dhe për këtë falënderimi i takon vetëm Allahut. Prandaj dhe Zoti ynë i Madhëruar në fund të ajeteve të agjërimit thotë: “Allahu do lehtësim për ju dhe nuk do vështirësim.”[9]
Fëmija: Cfarë do të thotë agjërim?
Gjyshi: “Adhurim që i përkushtohet vetëm Allahut duke u ndaluar nga ngrënia, pirja, marrëdhëniet intime dhe çdo gjë që e prish agjërimin, nga agimi i dytë deri në perëndim të diellit.”
Fëmija: Por nëse dikush ha ose pi nga harresa gjatë agjërimit?
Gjyshi: Agjërimi i tij është i saktë, sepse atë e ka ushqyer Allahu. A nuk e lexuar fjalën e Profeti tonë të dashur sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i cili thotë: “Kush harron gjatë agjërimit dhe ha ose pi diçka, le ta vazhdojë agjërimin sepse atë e ka ushqyer Allahu i Lartësuar.”[10] Por, nëse ai ha dhe pi qëllimisht, agjërimi i tij është i pavlefshëm.
Fëmija: Cilat janë ato gjëra që i ka vepruar Profeti ynë sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në agjërim dhe që agjëruesi duhet t’i bëjë?
Gjyshi: Ngrënia e syfyrit dhe vonimi i tij, shpejtimi i iftarit duke e çelur atë me hurma, shtimi i lutjeve gjatë agjërimit, leximi dhe studimi i Kuranit, sepse muaji i ramazanit është muaji i Kuranit, falja e namazit të teravive bashkë me imamin etj.
Fëmia: Kam lexuar se në Xhenet është një derë nga e cila do të futen agjëruesit.
Gjyshi: Po, o biri im, kjo është e saktë. Këtë na e ka treguar Profeti ynë i dashur sal-lAllahu alejhi ue sel-lemthotthotwka thotw: “Vërtet xheneti ka një derë që quhet Rejan. Ditën e Gjykimit do të thirret: “Ku janë agjëruesit?” E pasi të futet edhe njeriu i fundit i tyre, kjo derë do të mbyllet.”[11]
Vazhdon…
Përktheu: Unejs Sheme
[1] Agjërimi është nga shkaqet më të mëdha të arritjes së devotshmërisë, sepse në të ka zbatim të urdhrit të Allahut dhe largim nga ndalesat e Tij.
[2] El Bekare, 183
[3] Buhariu dhe Muslimi
[4] Muslimi.
[5] Njerëzit me të meta mendore apo që janë të paaftë mendërisht nuk e kanë detyrim agjërimin.
[6] Çdo fëmijë që nuk ka mbushur akoma moshën e pjekurisë nuk e ka detyrim agjërimin.
[7] Çdo person që është i sëmurë gjatë gjithë jetës së tij dhe merr ilaçe vazhdimisht gjatë orëve që agjërohet, nuk e ka detyrë të agjërojë, por duhet të japë një sasi ushqimi për të varfrit për çdo ditë si shpagim për mosagjërimin. Allahu thotë: “Nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë sa i ka prishur në ditët e tjera pas, kurse ata që kanë vështirësi në agjërim duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi.” El Bekare, 184
[8] Buhariu dhe Muslimi
[9] El Bekare, 185
[10] Buhariu dhe Muslimi
[11] Buhariu dhe Muslimi
Dosje: Muaji i Ramazanit