Betimi i paqëllimshëm dhe përkufizimi i tij

August 2, 2017

Pyetja e katërt nga fetvatë me nr. (5528).

Pyetje: A mund të ma sqaroni betimin e paqëllimshëm dhe përkufizimin e tij?

Përgjigje: Betimi i paqëllimshëm është kur dikush betohet për diçka duke menduar se është ashtu siç e mendonte, por që rezulton të jetë ndryshe nga ajo për të cilën është betuar.

Për shembull: Të betuarit se filani është në shtëpi dhe rezulton se ai nuk është aty, ose betohet se ai nuk është në shtëpi dhe rezulton se ai gjendet në shtëpi. Apo siç mund të betohet muslimani e të thotë: Jo për Zotin! Po për Zotin! – pa e patur për qëllim betimin.

Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi profetin tonë Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij!

Komisioni i përhershëm për kërkime akademike dhe fetva:

Abdul Aziz bin Abdullah bin Baz

Abdullah bin Gudejan

Abdullah bin Ku’uud

Abdurrezak Afijfi

Përktheu: Muhamed Estrefi

Loading...