Pyetje: A i lejohet një selefiu që të falet në një xhami jo selefije, duke qenë se shtëpia e tij ndodhet pranë xhamisë dhe për vetë faktin se në atë fshat nuk ekziston xhami selefije?
Përgjigje: Them: Ne, ehlu suneti përpiqemi që të bashkojmë xhematin musliman dhe jo ta përcajmë atë. Këtë parim e kemi kuptuar nga Libri i Zotit tonë , Suneti i Profetit tonë dhe nga prijësit në udhëzim, dijetarët fisnikë, duke qenë uniteti mes muslimanëve një synim madhor për ehlu sunetin, madje është nga bazat më të rëndësishme të fesë dhe pjesë e përsosmërisë së saj. Por cështja në fjalë ka nevojë për disa kushtëzime specifikuese:
Së pari: Ne falemi me ata bidatcinj për sa kohë që ne e kemi të nevojshme të falemi aty dhe gjatë kësaj kohe nuk u japim arsye për të pasur konflikte dhe debate me ta.
Nëse arrijmë të japim mësim rreth teuhidt dhe Sunetit në atë xhami, e bëjmë këtë gjë.
Së dyti: Ata bidatcinj janë njerëz të qetë jo armiqësorë apo e shfaqin armiqësinë ndaj ehlu sunetit? Nëse janë nga kategoria e parë: njerëz të qetë jo armiqësorë ndaj ehlu sunetit -kam për qëllim i shfaqin bidatet e tyre por nuk e armiqësojnë ehlu sunetin aty- falemi me ta, dhe nëse mundemi japim mësime në teuhid , Sunet,fikh, hadith, nëse na e lejojnë këtë. Në përgjithësi kjo lloj kategorie nuk e pengojnë ehlu sunetin.
Së treti:Nëse janë nga ata që e shfaqin armiqësinë ndaj Sunetit dhe pasuesve të tij, i lëndojnë ehlu sunetin, ne falemi me ta vetëm nëse nuk gjejmë një xhami selefije apo një xhami në të cilën bidatcinjtë janë më pak të dëmshëm.
Pra, nëse gjejmë një xhami në të cilën ka selefinj apo qofshin dhe bidatcinj por më pak të dëmshëm ndaj ehlu sunetit, atëherë falemi në atë xhami (më të hajrit).
Së katërti: Ata bidatcinj e shfaqin hapur bidatin e tyre dhe thërrasin në të apo cdonjëri prej tyre e praktikon në veten e tij? Padyshim, lloji i dytë është më pak i dëmshëm se i pari, duke mos pasur ndikim tek të tjerët, ngelet dëmi i bidatit të tij i kufizuar në vetvete.
Së pesti:A është bidati i tyre bidat që arrin në kufër apo bidat që ngelet në kuadrin e mëkatit? Nëse bidati i tyre është bidat kufri dhe u është ngritur argumenti sqarues, atëherë ne nuk falemi pas tyre edhe sikur të jemi të detyruar që të falemi në shtëpitë tona.Kurse nqs bidati tyre ngelet në kuadrin e mëkatit si psh bidati i esharijve apo tebligëve apo ihuanëve, falemi pas tyre përvec nëse e shfaqin hapur armiqësinë e tyre ndaj ehlu sunetit, atëherë veprojmë sic e sqaruam më herët. Nëse personi ka bidat kufri dhe i është ngritur argumenti nga një dijetar i besueshëm që është në gjendje të bëjë sqarimin e duhur, atëherë nuk falemi pas tij.Bidatet që konsiderohen kufr janë psh:pretendimi se Kurani është i krijuar apo panteizmi apo bidatet e sektit batinij, etj. I këshillojmë këta njerëz dhe nëse pranojnë ky është qëllimi i kërkuar, e nëse refuzojnë atëherë i braktisim dhe nuk falemi pas tyre, përkundrazi kërkojmë një xhami selefije ose një xhami ku janë bidatcinj më pak të dëmshëm, e nëse nuk gjejmë as njërën e as tjetrën atëherë falemi në shtëpitë tona.
Allahu është që jep sukses.
Shejh Ubejd bin Abdullah el Xhabirij
Marrë nga : http://www.madeenah.com/article.cfm?id=1044
Përktheu: Shuajb Rexha
Të Ngjashme
- Njësimi i Allahut në Emrat dhe në Cilësitë e Tij Shejh Abduselam Berxhes
- Lutja ndaj Allahut për Dije të Dobishme Ibën Rexheb el Hanbeli
- Njohuritë e Dobishme dhe Njohuritë e Padobishme Ibën Rexheb el Hanbeli
- Përçmimi i Lakmisë për Pasuri dhe Famë Ibën Rexheb el Hanbeli
- Analizë e Mahnitshme nga Ibën Kajim el Xheuzije Udha e Besimtarëve