Namazi për përshëndetjen e xhamisë (tehijetul mesxhid)

August 20, 2017

Namazi për përshëndetjen e xhamisë (tehijetul mesxhid).

Pyetësi thotë: A lejohet falja e dy rekateve për përshëndetjen e xhamisë (tehijetul mesxhid) para namazit të Bajramit  apo jo?

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) u përgjigj: Personi duhet të fal namazin për përshëndetjen e xhamisë (tehijetul meshid) e pastaj të ulet derisa të vij imami. Kjo bazuar në përgjithësimin e fjalës së Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Kur ndonjëri nga ju hyn në xhami, atëherë mos të ulet derisa të fal dy rekate.” Namazgjaja (musal-la) ku falet namazi i Bajramit konsiderohet xhami.

Argument se ajo konsiderohet xhami është se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Urdhëroi gratë të dilnin për namazin e Bajramit dhe i urdhëroi gratë që ishin me ciklin mujor që t’i qëndrojnë larg namazgjasë.” D.m.th. namazgjasë ku falet namazi i Bajramit.

Nëse ajo nuk do konsiderohej xhami atëherë nuk do i ndalonte (Profeti – alejhi selam -) nga hyrja në të.

Nëse pyetësi thotë: A nuk e fali Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) namazin e Bajramit ndërsa para dhe pas tij nuk fali asgjë?

Përgjigjja: Sigurisht, por Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) kur hyri në namazgjanë e Bajramit filloi direkt namazin. Kështu që namazi i Bajramit vlen si namazi për përshëndetjen e xhamisë (tehijetul mesxhid).

 

“Fetaua Nurun ala ed-Derb” vëll. 5.

Përktheu: Unejs Sheme

Loading...