A ndihesh i/e stresuar për afrimin e datës së provimeve? Mos u shqetëso, ndiqi këto udhëzime

A ndihesh i stresuar për afrimin e datës së provimeve?  Mos u shqetëso! Kjo është e natyrshme dhe diçka që pritej të ndodhte.

Mbase kjo ndijenjë është e dobishme dhe të nxit në përpjekje të vazhdueshme përderisa nuk arrin në kufijtë e bezdisjes.

Mbështetu tek Allahu dhe përpiqu sa të mundesh. Mos harro që në ditën e provimit ta përmendësh shumë Allahun e Lartësuar.

Kërkou prindërve kënaqësinë ndaj teje dhe lutjet e tyre (për ty). Kujdesu për lutjet e mëngjesin dhe lutjet që praktikohen gjatë ditës. Sidomos lutjen e cila bëhet kur del nga shtëpia.

Të thuash: Bismilah, teuekeltu ala Allah, la haule ue la kuete ila bilAh (Me emrin e Allahut, i mbështetem vetëm Allahut dhe s’ka forcë e as ndryshim pa ndihmën e Tij).

Paisu me mjetet që të nevojiten dhe kur të hysh në klasën e provimit dhe ndien se i ke harruar të gjitha ato që ke mësuar, mos u shqetëso! Kjo gjendje është mëse normale. Truri i risjell njohuritë e nevojshme në momentet kur i duhen ato.

Ti nuk mundesh ti kujtosh përnjëherësh emrat e të gjithë atyre që i njeh. Por e ke të mundur të kujtosh njërin prej tyre në momentin që e sheh.

E njëjta gjë ndodh me njohuritë, në shumicën e rasteve i risjell në kujtesën tënde në momentin kur lexon pyetjet.

Për provimet nuk ka lutje të veçanta, por ekzistojnë disa lutje që janë të përshtatshme (të përgjithshme).

Si psh: “O Zoti im, zgjeroma kraharorin tim, lehtësoma punën time.”

O Zot, s’ka asgjë të lehtë përpos asaj që ti e ke bërë të lehtë dhe ti e bën vështirësinë të lehtë nëse dëshiron.

O Zot, më udhëzo dhe më oriento (tek e vërteta).

O i Gjallë i përhershëm, o Mbikqyrës i çdo gjëje, me mëshirën Tënde kërkoj ndihmë.

S’ka të adhuruar me të drejtë, përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar!”

Ki kujdes nga kopjimi (mashtrimi) sepse ai është i dëmshëm për jetën dhe fenë tënde.

Pas provimit, mos u angazho në leximin e përgjigjeve që ke dhënë, por angazhou me provimin e ditës së nesërme.

Nëse të kujtohet ndonjë gabim (që mund të kesh bërë), mos thuaj sikur ta bëja kështu do të ndodhte kështu apo ashtu.

Por thuaj: Ky ishte caktimi i Allahut dhe çfarë do Ai, bëhet.

Përgatiti Zad Group

Përktheu: Fatjon Isufi