Pyetje: Nëse femra aborton kur ka mbushur 3 muaj e 10 ditë, llogaritet lehonë apo me istihada?
Përgjigja: Lehonia është gjaku që del nga femra pas lindjes apo edhe pas abortit por në rastin e abortit nëse ndodh në kohën kur krijesa është akoma pikë lëngu dijetarët e islamit nuk i japin femrës gjykimin e lehonës ndërsa kur është në fazën e gjakut të ngjizur apo të kafshatës së përtypur dijetarët e islamit në lidhje me të janë në kundërshtim:
Fazat e shtatzënisë sipas haditheve profetike janë: faza pikë lëngu 40 ditë, faza e gjakut të ngjizur 40 ditë, faza e kafshatës së përtypur 40 ditë pastaj fryrja e shpirtit.
Hanefitë dhe hanbelitë thonë se nuk quhet lehonë përderisa krijesa nuk ka marrë formë mirëpo ata janë në kundërshtim në lidhje përcaktimin se kur merr formë: prej tyre ka që thonë pas katër muajve dmth: pas fazën e kafshatës së përtypur dhe prej tyre ka që thonë kur mbush 81 ditë dmth: në fazën e kafshatës së përtypur.
Ndërsa Malikitë dhe Shafitë thonë se ajo quhet lehonë nëse ajo aborton në fazën e gjakut të ngjizur apo kafshatës së përtypur nëse mamitë thonë se ajo që ka dalë prej saj është fillimi i një krijese.
Mendimi i atyre që thonë se formësimi nuk dallohet veçse pas 81 ditëve apo katër muajve nuk duket fort i saktë sidomos ky i fundit sepse profeti -alejhi selam- thotë: “Kur pika e lëngut kalon dyzet e dy ditë, Allahu dërgon një melek për ti dhënë asaj formë dhe i formon: dëgjimin, shikimin, lëkurën, mishin dhe kockat pastaj thotë: o zoti im, mashkull apo femër?” e transmeton Muslimi. Unë mendoj se ata kur e kanë kushtëzuar qenien lehonë të femrës me ato kufij kanë dashur vetëm të sigurohen se rasti në fjalë është shtazani apo jo, mirëpo siguria mund të arrihet edhe nëse këtë gjë e dëshmojnë mamitë siç thonë Shafitë dhe Malikitë apo çfarëdolloj mënyrë tjetër që e vërteton këtë gjë si analizat laboratorike.
Kështu që mendimi më i saktë është mendimi i Shafive dhe Malikive me kusht që të jetë në fazën e gjakut të ngjizur apo kafshatës së përtypur (dmth: pas fazës së lëngut) nëse ka diçka që e vërteton këtë gjë si mamitë apo edhe analizat në kohen e sotme.
Këtë gjë prej dijetarëve të sotëm e kam parë në këtë mënyrë te sheikh Albani -Allahu e mëshiroftë- i cili është pyetur:
Një grua e cila aborton në muajin e dytë, a është lehonë?
Përgjigja: Patjetër! Përderisa ka dalë prej saj gjaku patjetër duhet të qëndrojë lehonë derisa të shohë pastërtinë ose ti kalojë 40 ditë. Shih silsilet el-huda uen-nur kaseta nr: 231.
Dr.Abdullah Nabolli
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures El Fatiha në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen