Pyetje: Nëse harroj faljen e vitrit dhe nuk kujtohem veçse pas namazit të ikindisë, a ta fal atë në kohën në të cilën ndalohet falja e namazit?
Shejh Abdulllah bin Muhamed bin Humejd (Allahu e mëshiroftë!): Mos e fal atë në kohën në të cilën ndalohet falja e namazit, sepse ai (vitri) është sunet dhe nuk është ogligim (vaxhib).
Ndërsa përsa i përket namazi ogligativ (nëse harron), atë e fal dhe në kohën në të cilën ndalohet falja e namazit, qoftë pas ikindisë, ose kur lind dielli, ose në perëndimin e tij, sepse i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “le ta fal atë në momentin që kujtohet.”
Ty nuk t’u kujtua namazi veçse në kohën në të cilën ndalohet falja, kështu që, fale namazin në atë kohë. Kurse namazet vullnetare siç është vitri, sunetet e namazeve etj., të ngjashme me to, nuk falen në kohët e ndaluara.
Përveç suneteve të namazit të sabahut, për të cilat disa dijetarë kanë thënë se: Nëse sunetet e sabahut nuk i fal në kohën e tyre, atëherë të lejohet që t’i falësh ato pas përfundimit të namazit të sabahut.
Fetaua ued-durusu fil-mesxhidil-haram
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Dikush kryen mëkate dhe thotë: Besimi është në zemër! Shejh Salih el-Feuzan
- A mund ti agjëroj ditët që i kanë mbetur borxh një të afërmi që ka vdekur? Lexhnetu Daime
- Nuk pranojnë ta falin Bajramin pas atyre që i kundërshtojnë në numrin e tekbireve? Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Çfarë është namazi i Bajramit dhe si falet ai? Udha e Besimtarëve
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve