“Dhe u pyet – Allahu e mëshiroftë – për imamin që ngrihet në rekatin pestë dhe xhemati i bënë ‘tesbih’ (thanë. ‘Subhanallah!’ që ta kuptojë se po bën gabim), por ai nuk ia vuri veshin fjalës së tyre duke menduar se nuk po gabon, a duhet të ngrihet xhemati bashkë me të (në të pestin) apo nuk duhet të ngrihen?
U përgjigj: Nëse ngrihen me të duke mos e ditur (se po ngrihet në rekatin e pestë, dmth kanë harruar si ai!), namazi i tyre nuk prishet. Por duke e ditur (se ai po shton një rekat) nuk duhet që ta ndjekin atë, përkundrazi duhet ta presin atë (duke qëndruar ulur) derisa të japë selam bashkë me ta. Ose mund të japin selam përpara tij, por pritja e tij është më e mirë. Dhe Allahu e di më mirë.”
Shejkhul Islam Ibn Tejmijeh – Allahu e mëshiroftë. “Mexhmuul fetaua” (vëll. 23, fq.35)
Dosje: Tesbih
Të Ngjashme
- Vizatimet e qenieve me shpirt përmes inteligjencës artificiale Udha e Besimtarëve
- Selami: Simbol i Fesë dhe Shkak për Hyrjen në Xhenet Dr. Fatmir Strumi
- Kur feja kthehet në tifozllëk dhe fanatizëm individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Zëvendësit e djallit në tokë Dr. Fatmir Strumi
- Një veprim që mund ta bëjë abdesin të pavlefshëm Dr. Fatmir Strumi