Nëse nga harresa në namazin e jacisë them salavatet tek teshehudi i parë, a ka ndonjë problem?
Nuk ka problem, (madje) prej sunetit është të ngrihesh për në rekatin e tretë pasi të dërgosh salavate mbi Profetin – paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të – në teshehudin e parë. Pra më e mira është që të dërgosh salavate mbi Profetin – paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të. E nëse ngrihesh pasi thua: ‘Esh’hedu en la ilahe ilall-llah, ue esh’hedu enne muhammeden abduhu ue rasuluh’, nuk ka problem.
Edhe nëse dërgon salavate mbi Profetin – sal lall llahu alejhi ue sel lem – pastaj ngrihesh (për në rekatin e tretë), nuk ka problem.
Ndërsa lutja për mbrojtje nga dënimi i Xhehenemit dhe nga dënimi i varrit dhe pjesa tjetër e lutjeve, bëhen në teshehudin e fundit.
Por nëse një njeri i thotë këto lutje nga harresa (që në teshehudin e parë), kjo s’ka problem.”
Abdulaziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)
Përktheu: Emin Bilali
Të Ngjashme
- Disa shkelje që ndodhin gjatë marrjes së abdesit – 7 – Udha e Besimtarëve
- Disa shkelje që ndodhin gjatë marrjes së abdesit – 6 – Udha e Besimtarëve
- Forma e kryerjes së Umres Udha e Besimtarëve
- Mendimi juridik i imam Malikut dhe metoda e tij në veprën “El Muatta” Udha e Besimtarëve
- Disa shkelje që ndodhin gjatë marrjes së tejemumit – 5 – Udha e Besimtarëve