Ngushëllimi i natës së fundit

March 29, 2025

Ngushëllimi i natës së fundit

Allahu i Lartësuar ka thënë: “Dhe Ai është që e bëri natën dhe ditën të zëvendësojnë njëra-tjetrën, për cilindo që dëshiron të përkujtohet ose të falënderojë.”

E duket se interpretimi më i afërt, dhe Allahu e di më së miri, është se secila prej tyre është zëvendësuese e tjetrës; nëse robi humb një vepër në njërën prej tyre, ai mund ta plotësojë atë në tjetrën. Kjo është transmetuar nga Umeri dhe Ibn Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur me ta, si dhe nga Seid bin Xhubejr, Ikrima, Hasani, Katadeja dhe Mukatili…

Ky ajet sjell ngushëllim për zemrat e besimtarëve, duke treguar se në atë që vjen më pas ka një zëvendësim për atë që është lënë pas. Ditët kalojnë dhe netët perëndojnë, por Zoti ynë është i Gjallë dhe Mbikëqyrës, dhe duart e Tij janë të hapura, duke dhënë pandërprerë natë e ditë, gjatë Ramazanit dhe jashtë tij.

Çdo natë, në një të tretën e fundit, Ai zbret dhe thotë: “A ka ndonjë që kërkon, që t’i jap? A ka ndonjë që lutet, që t’i përgjigjem?”

Madje, në thirrjen e ezanit të akshamit që shënon largimin e Ramazanit, hapen dyert e qiellit.

Pra, ngushëllohu! Sepse ka takime gjatë sexhdes dhe në lutjet ndërmjet ezanit dhe ikametit, gjatë shiut, udhëtimit dhe sa herë që thua: “O Zoti im!”

Çdo ditë e jetës është një mundësi për t’u afruar me Zotin tënd. Lutjet, sadakatë, leximi i Kuranit, agjërimi, bamirësia dhe mirësia – dyert për këto vepra janë gjithmonë të hapura.

Dhe Zoti yt i Madhërishëm thotë:

“Kushdo që më afrohet një pëllëmbë, i afrohem një krah; kushdo që më afrohet një krah; dhe kushdo që vjen tek Unë duke ecur, i shkoj duke vrapuar.”

Në çdo kohë,

Në çdo ditë,

Në çdo muaj,

Në çdo vit,

Deri në frymën e fundit.

✍ Dr. Abdullah bin Belkasim

Përshtati: Fatjon Isufi

Dosje:

Loading...