Një grup do të jetë në Xhennet dhe një grup në zjarrin flakërues

Gjithë falënderimet janë vetëm për Allahun…

O besimtarë! O robër të Allahut! Kijeni frikë Allahun e Lartësuar sepse ai që i frikësohet Atij, Ai ka për ta mbrojtur dhe ka për ta drejtuar në gjërat më të mira të fesë dhe dynjasë së tij.

O besimtarë! O robër të Allahut! Në shumë vende të Kur’anit janë përmendur dy grupe, duke u përmendur punët dhe vetitë e gjithësecilit. Kështu që është më se e domosdoshme për çdo besimtar që të meditoj në ajetet kuranore që kanë përmendur cilësitë e këtyre dy grupeve, punët e dy grupeve dhe përfundimin e dy grupeve, veçanërisht në kohët e sotme, ku njerëzit sa herë që përmendet termi ekip u shkon mendja vetëm tek ekipet sportive.

E kur i thuhet dikujt se me cilin ekip je? Ai e ka mendjen vetëm tek ekipet e futbollit. Prandaj ngelet detyrë për ne, popullin e Islamit që të drejtohemi me udhëzimet e Kuranit dhe të meditojmë rreth këtyre dy grupeve që janë përmendur në shumë vende të Kur’anit.

O robër të Allahut! Allahu i Lartmadhëruar i ndau njerëzit në dy grupe, ku njërin grup e begatoi me udhëzim, ua hapi zemrat për Islamin dhe u dha sukses që t’i binden Mëshiruesit, ndërsa një grup tjetër e meritoi të jetë me të gabuarën, të cilët enden në humbje, sillen rrotull të kotës së tyre dhe i kanë kthyer shpinën bindjes dhe adhurimit të Zotit të tyre. Allahu i Lartësuar thotë:

(فريقا هدى و فريقا حق عليهم الضلالة)

“Një grup Ai e drejtoi dhe një ekip meritoi të jetë me të gabuarën.” (Al-A’raf 30)

O robër të Allahut! Allahu i çoi profetët, të dërguarit dhe të zgjedhurit e Tij thirrësa për në besim, të vërtetën dhe udhëzimin, si dhe ndalues nga mosbesimi, e kota dhe e ulëta. Vetëm se njerëzit përballë thirrjes së tyre u ndanë në dy ekipe. Allahu i Lartësuar thotë:

(ولقد بعثنا في كل أمة رسولا أن اعبدوا الله واجتنبوا الطاغوت فمنهم من هدى الله ومنهم من حقت عليه الضلالة)

“Dhe me të vërtetë që Ne kemi çuar tek çdo popull të dërguar (duke shpallur): Adhuroni vetëm Allahun dhe shmanguni dhe i rrini larg Tagutit. Pastaj pati prej atyre popujve të cilët Allahu i drejtoi, pati edhe të tjerë të cilët e merituan dhe iu bë e pashmangshme rruga e gabuar.”  (En-Nahl 36) Allahu i Lartmadhëruar thotë:

(ولقد أرسلنا الى ثمود أخاهم صالحا أن اعبدوا الله فاذا هوفريقان يختصمون)

“Dhe sigurisht që Ne dërguam te (populli) Themud vëllain e tyre Salihun (duke thënë): Adhuroni Allahun (Një e të Vetëm dhe askënd tjetër). Pastaj ç’të shohësh! Ata u bënë dy grupe duke u grindur me njëri-tjetrin.” (En-Neml 45) D.m.th. një grup e pranoi thirrjen e profetëve dhe i besoi ata dhe grupi tjetër e refuzoi këtë dhe nuk pëlqeu për veten e vet tjetër gjë veç mosbesimit si rrugë.

Pastaj ata siç i cilësoi Allahu: “grinden me njëri-tjetrin” D.m.th. çdo grup pretendon se e vërteta është me të. Si zakonisht grupi i ndjekësve të së kotës, grupi i humbjes dhe mosbesimit, mburren me qytetërimin e tyre dhe mashtrohen me dynjanë e tyre, duke e lidhur me të meritokracinë e tyre. Pa mendohu thellë rreth fjalës së Allahut ku thotë:

(واذا تتلى عليهم آياتنا بينات قال الذين كفروا للذين آمنوا أي الفريقين خيرمقاما وأحسن نديا)

“Dhe kur u lexohen atyre vargjet Tona të qarta, ata që nuk besojnë, u thonë atyre që besojnë: Cili prej dy ekipeve është në gjendje më të mirë dhe më lart në hierarki?” (Merjem 73)

D.m.th. ne apo ju? Se shihni, ne po kënaqemi me qytetërimin, teknologjinë dhe me gjërat e tjera të dynjasë që ju nuk i keni. “Cili prej dy ekipeve është në gjendje më të mirë dhe më lart në hierarki?”

Mirëpo ata harruan se ajo për të cilën flasin dhe që e bënë pike referimi të meritokracisë është diçka kalimtare që mbaron shpejt. Prandaj Allahu i Lartësuar në ajetin që vijon tha:

(وكم أهلكنا قبلهم من قرن هم أحسن أثاثا ورأيا)

“Po sa shumë breza (nga popujt e parë) kemi shkatërruar Ne para tyre, të cilët qenë akoma më të pasur dhe më të pashëm!” (Merjem 74)

O besimtarë! O robër të Allahut! Në tregimin e Kur’anit për dy ekipet, Zoti i Lartmadhëruar ka dhënë një shembull madhështor, që të sqarohet pastër gjendja e dy ekipeve dhe të zbardhet plotësisht çështja e tyre. Allahu i Lartësuar thotë:

(مثل الفريقين كالأعمى والأصم والبصير والسميع)

 “Ngjashmëria e dy ekipeve (palëve) është si i verbri dhe shurdhi me atë që sheh dhe dëgjon”

Medito rreth këtyre dy rasteve (هل يستويان مثلا أفلا تذكرون) “A janë të njëllojtë po të krahasohen? A nuk do të merrni mësim pra?” (Hud 24)

D.m.th. besimtarët me atë që kanë prej dritës së dijes, udhëzimit dhe ndriçimit, nuk krahasohen me babesimtarët të cilët janë të zhytur në verbëri, humbje dhe errësirë.

O besimtarë! O robër të Allahut! Prej udhëzimeve të Kur’anit në sqarimin e dy ekipeve është përmendja e përfundimit të secilit ekip. Prandaj kjo duhet pare me vëmendje dhe ëndje. Allahu i Lartësuar thotë:

(فأي الفريقين أحق بالأمن ان كنتم تعلمون)

“Kësisoj pra, cili nga dy ekipet ka më shumë të drejtë për të qenë në siguri? Vetëm sikur ta dinit.” (El-En’am 81) D.m.th. ekipi i besimtarëve apo ekipi i pabesimtarëve? Përgjigjia e vetme për këtë pyetje është në ajetin që vijon:

الذين آمنوا ولم يلبسوا ايمانهم بظلم أولائك لهم الأمن وهم مهتدون

“Janë tamam ata që besojnë dhe nuk e ngatërrojnë besimin e tyre me pdrejtësi (duke adhuruar tjetër përveç Allahut), për të cilët ka siguri të plotë. Dhe këta janë të udhëzuarit.”

Tema rreth përfundimit të dy ekipeve është përmendur në shumë vende në Kur’anin Famëlartë. Prej tyre:

وكذلك أوحينا اليك قرآنا عربيا لتنذر أم القرى ومن حولها وتنذر يوم الجمع لا ريب فيه فريق في الجنة وفريق في السعير)

“Dhe kështu pra, Ne të kemi frymëzuar ty një Kur’an në arabisht që të mund të këshillosh nënën e qyteteve (Mekën) dhe gjithë rrotull saj. Dhe këshillo për Ditën e Grumbullimit për të cilën nuk ka pikë dyshimi, kur një ekip do të jetë në Xhennet  dhe një ekip në zjarrin flakërues.” (Esh-Shura 7)

O besimtarë, ky është një përfundim që meriton të shihet me vëmendje “Një ekip do të jetë në Xhennet” D.m.th. Allahu i Lartësuat shkroi suksesin, fitoren dhe lumturinë e përjetshme për ta, se i shpëtoi nga zjarri dhe i bëri prej banorëve të Xhennetit.

(فمن زحزح عن النار وادخل الجنة فقد فاز وما الحياة الدنيا الا متاع الغرور)

“Dhe kushdo që do të largohet nga zjarri dhe do të hyj në Xhennet, vërtet ai ka fituar. Jeta e kësaj bote është vetëm një kënaqësi mashtruese.” (Al-Imran 185)

Ndërsa pala tjetër do të ngjeshet me njëri-tjetrin në Xhehenem, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. I them këto fjalë…

Hytbja e dytë

Gjithë falënderimet dhe lavdërimet janë vetëm për Allahun…

O besimtarë! Kijeni frikë Allahun e Lartësuar! Kjo botë është sprovë dhe provim, por është edhe konkurim dhe garim. Në këtë garë ka dy ekipe. Ku njëri ekip ka hyrë në këtë garim dhe konkurim, që janë besimtarët, ndërsa ekipi tjetër është jashtë tij.

Ngelet detyrë për robin besimtar që t’i frikësohet Allahut, Zotit të tij, që të arrijë karvanin e besimtarëve, ekipin e bindjes dhe grupin e të kthyerit nga Allahu i Lartmadhëruar, si dhe të kërkoj mbrojtje nga Allahu prej rrugëve të humbjes dhe humbësve dhe udhëve të shtrembërta që janë shumë pa kufi. Allahu i Lartësuar thotë:

(وأن هذا صراطي مستقيما فاتبعوه ولا تتبعوا السبل فتفرق بكم عن سبيله ذلكم وصاكم به لعلكم تتقون)

“Dhe vërtet kjo është rruga Ime e drejtë, kështu që ndiqeni atë dhe mos ndiqni rrugë të tjera pasi ato do t’ju ndajnë e do t’ju largojnë nga udha e Tij. Këtë iu ka urdhëruar Ai që të mund të bëheni të përkushtuar dhe të devotshëm.” (En-Aam 153)

 Bledar Ali

udhaebesimtareve.com