Pyetja e dytë prej fetvasë me nr. 2873.
Pyetja: Më kanë treguar disa njerëz të mençur dhe prej atyre që gjykojnë drejt, se kanë prezantuar në xhenazen e një muslimani e cila ishte shumë e lehtë e në një xhenaze tjetër e cila ishte shumë e rëndë. Dhe një i tretë kur u bënë gati që ta nxirrnin nga shtëpia xhenazja filloi të levizte mbi kokat e tyre. Sa të vërteta janë këto histori fetarisht, duke e ditur se personat që i kanë treguar këto histori janë të sigurt dhe besnik dhe gënjeshtra është larg prej tyre?
Përgjigje: Nuk dimë ndonjë argument që të flasë për lehtësimin e xhenazes apo rëndesës së saj përveç shkaqeve fizike ndijore, e cila është pesha e vetë njeriut në lehtësimin apo rëndimin e tij. Ai që pretendon se kjo ka të bëjë me nderimin e të vdekurit nëse është i lehtë apo shthurjen e tij nëse është i rëndë, kjo nuk ka asnjë bazë në fe për aq sa ne kemi dijeni. Kurse përsa i përket lëvizjes së xhenazes në arkivol kjo tregon se ai është akoma i gjallë dhe se akoma nuk ka ndërruar jetë, ndaj duhet rishikuar çështja e tij nga një mjek specialist që të shikojë se a është akoma gjallë apo ka vdekur. Mos të nxitohet në varrosjen e tij derisa të sigurohet vdekja e tij.
Suksesi vjen vetëm prej Allahut! Paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi pejgamberin tonë Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!
Komisioni i përhershëm i fetvave dhe kërkimeve akademike:
Kryetari: Abdulaziz ibn Baz
Antar: Abdullah ibn Kuud
Antar: Abdullah ibn Gudejan
Përktheu: Ylli Rama
Të Ngjashme
- Kështu e shtrembërojnë filmat e Hollivudit imazhin e arabëve dhe myslimanëve Udha e Besimtarëve
- Allahu dhe i Dërguari i Tij e kanë sqaruar besimin (akiden) në mënyrën më të qartë Udha e Besimtarëve
- Përsosmëria e udhëzimit dhe plotësimi i mirësisë ndaj këtij umeti Udha e Besimtarëve
- Kini kujdes nga adresat anonime në rrjetet sociale Udha e Besimtarëve
- Lutjet më të mira në muajin e Ramazanit Udha e Besimtarëve