“Dhe njerëzve thuajuni fjalë të mira.” | El Bekare: 83.
Thotë i Lartësuari: “O ju njerëz, frikësojuni Zotit tuaj i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm….” | En Nisa: 1.
Imami i komentuesve të Kuranit Taberiu, Allahu e mëshiroftë, thotë: “O njerëz, ruajuni Zotit tuaj dhe mos e kundërshtoni Atë në gjërat që u ka urdhëruar dhe ndaluar e t’iu arrijë dënimi i Tij, gjë me të cilën ju nuk mund të përballeni.”
Pastaj Ai, i lartësuar qoftë emri i Tij, e përshkroi Veten me faktin se është Krijuesi i Vetëm i të gjithë njerëzve nga një njeri i vetëm, duke u treguar robërve të Tij se cila është origjina e tyre dhe sesi e ku takohen të gjithë. Me këtë deshi t’iu tërhiqte vëmendjen për faktin se të gjithë ata janë bij të një burri dhe të një gruaje, se ata janë prej njëri-tjetrit, se e drejta e tyre ndaj njëri-tjetrit është detyrim mes tyre ashtu siç është detyrim për vëllanë ndihma e vëllait të tij. Kjo për shkak të bashkimit të tyre tek një baba dhe një nënë.
Ai ua bën të qartë se ruajtja e të drejtave të ndërsjellta edhe nëse takimi i tyre tek një baba është i largët, duhet të jetë e njëjtë sikur të kishin lidhje e bashkim më të afërt. Kjo duke dashur të nxit ndjeshmërinë dhe dhembshurinë mes tyre (për llojin e vet) e kështu të jenë të drejtë mes veti, të mos i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit. I forti të japë nga vetja e tij për të dobëtin duke ia dhënë të drejtën që i takon në mënyrën më të mirë, ashtu siç e ka obliguar Allahu.
Marrë nga libri: “Tefsir et Taberi”.
Përktheu: Emin Bilali
Dosje: fjalë të mira
Të Ngjashme
- Rreziku i lidhjes mbas dynjasë dhe harresa e botës tjetër Emin Bilali
- Kuptimi i fjalës “Amin” Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Kush janë emrat e sures El Fatiha? Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Llojet e njerëzve në ditën e gjykimit Shejh Abdurrahman ibn Nasr es-Sadi
- Kush janë njerëzit e El A’rafit? Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin