Nuk është njohur ndonjë që e donte leximin më shumë se këta të tre

Jakut el Hameuij përmend tek “Irshadul erib”[1] tek jetshkrimi i Xhahidhit: “Ebu Hiffani thotë: ‘Nuk kam parë kurrë, e as kam dëgjuar njeri që i donte librat dhe diturinë më shumë se Xhahidhi. Atij nuk i binte në dorë ndonjë libër veçse e lexonte deri në fund, çfarëdolloj libri që të ishte. Ai merrte me qera dyqanet e atyre që kopjonin librat[2] dhe aty kalonte netët duke lexuar.

I dyti ishte el Fet’h ibn Khakan i cili merrte pjesë tek ndejat e Muteuekkilit. Kur ai (prijësi) largohej për ndonjë arsye nga mbledhja, Fet’hu nxirrte një libër nga trasta e tij dhe lexonte në tubimin e prijësit derisa ai të kthehej, edhe nëse largohej sa për të kryer nevojat personale.

Dhe i treti: Ismail ibn Is’hak el Kadij. Unë nuk kam hyrë ndonjëherë tek ai veçse e kam gjetur duke shfletuar ndonjë libër, apo duke sistemuar dhe kujdesur për librat”

Në varreza ose me librat

El Xhahidh ka thënë në “Kitabul hajeuan”[3]: “Ibn Dahah ka thënë: Abdullah ibn Abdulaziz ibn Abdullah ibn Umer ibnul Khattab nuk ulej me njerëzit. Ai shkonte tek njëra prej varrezave dhe nuk e shikonin veçse me një libër në dorë që lexonte. Kur e pyetën për këtë dhe për qëndrimin në varreza ai tha:
‘Nuk kam parë kurrë këshillues më të mirë se sa varri, vendstrehim më të mirë se sa libri dhe gjë më të sigurtë se sa vetmia’ – i thanë: Por për vetminë kanë ardhur fjalë dhe argumente që tregojnë se ajo urrehet?! – tha: Sa shkatërruese është ajo për injorantin dhe sa e dobishme është për të mençurin!’”[4]

“Nxitësi për kërkimin e dijes”

Përktheu: Emin Bilali

[1] 75/16. Dhe e ka përcjellë me zinxhirin e vet El Khatib në “Tekjidul ilm” (fq. 139 – 140) me një formë tjetër, të përafërt me këtë.

[2] Sh.p.: Atëherë s’ka pasur shtëpi botuese, punën e tyre e bënin njerëz të caktuar, të cilët i kopjonin librat me dorë.

[3] 62/1. E ka sjellë Khatibi në “Tekjidul ilm” (fq. 142) dhe Ibn Abdulberri në “El xhamiu”: (1231/2).

[4] U pyet Ebul Uefa ibn Akil el Hanbelij: “Çfarë mendimi ke për vetminë e injorantit? – Tha: Shkatërrim! E dëmton atë dhe nuk i bën dobi! – i thanë: Po veçimi i dijetarit? – tha: Ç’ke ti me të?