Aishja transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem duke thënë:
“Nuk ka namaz në prani të ushqimit (kur është gati për tu ngrënë), dhe as në momentin kur dikush ndihet ngushtë për të dalë (për nevoja fiziologjike).”
✍ Shpjegimi i dijetarit Abdulkerim el Khudair:
Llojet e këtij ngushtimi për të dalë (për nevoja fiziologjike):
1. Ndjesia e një ngushtimi të lehtë.
Nëse ngushtimi që ndien është i lehtë dhe nuk e shpërqëndron plotësisht namazliun nga përmbushja e shtyllave dhe detyrimeve të namazit, atëherë namazi është i vlefshëm por i papëlqyeshëm sipas mendimit të shumicës së dijetarëve. Megjithatë, Dhahiritë e konsiderojnë të pavlefshëm, pasi sipas tyre çdo ndalim nënkupton pavlefshmërinë.
2. Ndjesia e një ngushtimi të fortë:
Nëse ngushtimi për kryerjen e nevojës fiziologjike është aq i fortë sa namazliu nuk e di se çfarë po thotë ose bën, atëherë namazi është i pavlefshëm.
Disa njerëz për shkak të kujdesit të tepërt për të arritur tekbiretul-ihram (fillimin e namazit me imamin) ose për të kapur rekatin e parë, mund të thonë: “Kam frikë mos më ikën rekati.” Në këtë rast i thuhet: Nuk ka problem edhe nëse e humbet rekatin, sepse Ai që të ka urdhëruar për namazin me xhemat është po Ai që të ka ndaluar të falesh në këtë gjendje (të nevojës fiziologjike).
Marrë nga libri: “Sherh umdet el ahkam”
Autor: Abdulkerim el Khudair
Përshtati: Fatjon Isufi
Dosje: namazi
Të Ngjashme
- Agjërimi i gjashtë ditëve të Sheualit kur ka ditë të mbetura nga Ramazani Dr. Fatmir Strumi
- Vlera e agjërimit të gjashtë ditëve të Sheualit Dr. Fatmir Strumi
- Prej dispozitave të sadakasë së Fitrit Dr. Fatmir Strumi
- Reflektim rreth ngjarjeve që ndodhin në vendet muslimane Dr. Fatmir Strumi
- Përgatitja para hyrjes së muajit të Ramazanit Dr. Fatmir Strumi