Nxito dhe mos i humb shpërblimet e të xhumasë

Nxito dhe mos i humb shpërblimet e të xhumasë

Transmetohet nga Ebu Umameh radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ditën e xhuma engjëjt qëndrojnë te dyert e xhamive me fletushka në të cilat shkruajnë emrat e njerëzve (që prezantojnë për xhuma). Kur del imami i mbyllin fletushkat.”

Thashë: O Ebu Umameh! A nuk ka xhuma për atë që vjen pas daljes (ardhjes) së imamit?

Tha: “Sigurisht që ka. Por, ai nuk është prej atyre që shkruhet (regjistrohet) në fletushkë.”

Hadith i mirë (hasen). Tranmeton Et-Taberani në “El-Muxhemul-Kebir” (8/273) dhe Ahmedi në “Musnedin” e tij (5/263). “Sahihul-Xhami” (1958).

Transmetohet nga Semura radijAllahu anhu se: Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Prezantoni gjatë hutbes dhe afrohuni pranë imamit, sepse njeriu do të vazhdojë të largohet nga imami deri sa të vonohet nga xheneti, edhe nëse do të hyjë në të.” Hadith i mirë (hasen).

E transmeton Ahmedi në “Musnedin” e tij (5/11) me zinxhir autentik (sahih), Ebu Daudi në “Sunenin” e tij me nr. (1108), El-Hakimi (1/289) dhe El-Bejhaki (3/238). El-Hakimi ka thënë: Ky hadith është autentik sipas kushteve të Muslimit. E ka aprovuar dhe Edh-Dhehebiu. “Es-Sahihah (365).

 

Përktheu: Unejs Sheme