Ajo që kërkohet prej nesh në Ramazan është: që të pendohemi tek Allahu me një pendim të sinqertë. Thotë Shejkhul Islam: “Pendimi nga lënia e detyrimeve (fetare, farzet) duke i vepruar ato, është më i madh se pendimi nga haramet dhe gjynahet shkatërrimtare (që bëhet duke i lënë ato)!”
Nga keq-kuptimet që kanë zënë vend në mesin tonë është edhe perceptimi (i përzier) që kemi për teuben (pendimin), duke menduar se ajo bëhet vetëm për gjynahet e mëdhaja, as për të voglat nuk po pendohemi më!
Ndërsa shejkhul Islam thotë në një libërth të botuar më vete – që është edhe pjesë e “Mexhmuul fetaua” – një fjalë që unë ju porosis ta lexoni, thotë se Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – pendohej tek Allahu dhe kërkonte falje prej tij më shumë se 70 herë. Sepse ai ishte në ngritje të vazhdueshme. (Allah Allah!!!) Çdo ditë në një gradë më lartë. Kështu që sot ishte më mire se dje, dhe nesër më mirë se sot. Kështu që sot pendohej nga grada në të cilën ishte dje! Dhe të nesërmen pendohej nga grada në të cilën ishte sot. E kështu në vazhdimësi.
Kjo do të thotë se pendimi përfshin edhe lënien e veprave vullnetare (Sh.p.: apo suneteve, të pendohesh për lënien e tyre, duke filluar t’i veprosh ato, çfarë mund të thuash për atë që lë farzet?! Allahu na përmirësoftë gjendjet!) Pendimi pra nuk është vetëm të pendohesh nga gjynahet e mëdhaja dhe të voglat, më e madhe tek Allahu është të pendohesh nga lënia e detyrimeve (pastaj e veprave të pëlqyeshme vullnetare).
Kështu, nëse njeriu e shikon veten kundrejt Allahut, e lë mënjanë mashtrimin me vetveten (me punët që bën, vetpëlqimin, kënaqjen me pak prej adhurimeve) dhe shumë prej shpresave…! Do të shohë se ka lënë shumë prej detyrimeve.
Prej detyrimeve që kemi lëshuar janë:
Lënia pas dore e Kuranit, lënia pas dore e kërkimit të dijes fetare, lënia pas dore e lidhjeve farefisnore dhe bamirësisë. Lënia e urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja. Kemi filluar nuk i urdhërojmë më as fëmijët tanë për namaz! Gruaja tregohet e pakujdesshme dhe e lë namazin, dhe ne nuk e urdhërojmë për faljen e namazit. Pasha Allahun ne kemi nevojë për pendim! Ky është gjynah i madh! Më i madh se pirja e alkoolit!
Thonë dijetarët: Lënia e detyrimeve është më e madhe tek Allahu se sa kryerja e gjynaheve shkatërrimtare. Dhe për këtë Shejkhul Islam ka përmendur 20 argumente, në një libër që ka mbetur i pabotuar në Bibliotekën “Edh Dhahirijeh”, dhe kam arritur të grumbulloj për këtë çështje prej librave të Ibnul Kajjimit 5 apo 6.
Dhe për këtë unë gjithëmonë jap shembullin e Iblisit dhe Ademit – alejhisselam. Iblisi la një urdhër të Zotit (“Bjerini në sexhde Ademit!”), ndërsa Ademi kreu një veprim të ndaluar. (“Dhe mos ju afroni kësaj peme”) dhe ai hëngri prej saj. Prandaj përfundimi (apo dënimi) i atij që la një detyrim ishte më i keq se përfundimi i atij që bëri një të ndaluar.
O njerëz, lënia e namazit është gjynah më i madh se ngrënia e kamatës (parave me fajde, interesave bankare, apo kreditë që merren nga banka), më i keq se ai që pi alkool. Ne i kritikojmë ata që bëjnë gjynahe shkatërrimtare, ndërsa fëmijët tanë, apo ata që kemi në përgjegjësi, ka prej tyre që bëjnë gjëra më të mëdha se kaq (lënë namazin)!
O ti që e ke lënë leximin e Kuranit!
O ti që e ke lënë kërkimin e dijes!
O ti që e ke lënë urdhërimin për të mirë dhe ndalimin nga e keqja!
O ti që e ke lënë këshillën! Këshillo ata që drejtojnë çështjet e tua. Këshillo babanë tënd, vëllanë, shejkhun tënd, mësuesin tënd. Kjo është një çështje e detyrueshme. Sepse shoqëria islame duhet të plotësohet dhe të qëndrojë lartë dhe të ngrejë fenë e Allahut. “Ngrijeni (zbatojeni) fenë tuaj dhe mos u përçani në të. Sa e rëndë është për idhujtarët ajo në të cilën ti i thërret!”
Pra ne po i afrohemi këtij muaji dhe duhet të arrijmë tek ai në gjendjen më të mirë.
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures El Fatiha në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- Namazi me xhemat Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve