8-Për çfarë qëllimi u bë i ligjshëm agjërimi?
Qëllimi final i ligjshmërisë së agjërimit ishte arritja e devotshmërisë. Këtë qëllim, e ka përmendur Allahu i Lartësuar në Kuranin famëlartë, duke thënë: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të jeni të devotshëm.” [El Bekare 183].
9-Cili është qëllimi i devotshmërisë?
Devotshmëria nënkupton zbatimin e urdhërave të Allahut dhe largimin prej të ndaluarave dhe pikërish kjo synohet përmes agjërimit. Nëpërmjet tij (agjërimit) njeriu edukon veten, sjelljet dhe moralet. Me të mbaruar muaji i agjërimit, ndikimi dhe gjurmët e tij mbeten të qarta dhe të dukshme në shpirtin, moralin dhe sjelljet e njeriut besimtar.
10-A e ka vënë në dukje i Dërguari i Allahut (alejhi selam) çështjen e devotshmërisë që lidhet me agjërimin?
Sigurisht, në një hadith të saktë, i dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë: “Ai që nuk i braktis fjalët e këqia dhe praktikimin e tyre, (ta dijë) Allahu s’ka nevojë që ky person të braktisë ushqimin dhe pijen e tij.” [E përcjell Buhariu].
11-Cilat janë dobitë që përfitojmë nga fjala e Allahut që thotë: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.” [El Bekare 183].?
Së pari: Kuptojmë rëndësinë e agjërimit, sepse Allahu e bëri obligim edhe tek popujt para nesh dhe kjo pohon qartë dashurinë që Zoti i Lartësuar ka për këtë adhurim që u kërkohet të gjithë popujve.
Së dyti: Përfitojmë lehtësimin që Allahu i bën këtij umeti, sepse nuk ishin të vetmit që u obliguan me këtë agjërim. (Nëse do të ishin të vetëm) kjo mund tu sillte vështirësi shpirtrave dhe trupave të tyre.
Së treti: Mësojmë faktin se Allahu i Lartësuar e ka plotësuar fenë e Tij ndaj këtij umeti, Ai ua plotësoi virtytet e larta të cilat i kishin edhe popujt e mëparshëm.
ES Sijam Suelun ue Xheuab
Autor Rashid Sead el Alimi
Përktheu Fatjon Isufi