Përkufizimi i veçimit të ndaluar dhe disa përfundime në lidhje me të

Përkufizimi i veçimit të ndaluar dhe disa përfundime në lidhje me të

Kriteri përcaktues i veçimit të ndaluar,sipas dijetarëve të fikhut është: Qëndrimi bashkë i një mashkulli të vetëm me një femër të vetme,të dy në moshë madhore,që parimisht u lejohet martesa mes tyre, larg syve të njerëzve, në një situatë të atillë ku ekziston mundësia e dyshimit për keq.
Nga ky përkufizim nxjerrim disa konkluzione:
1) Veçimi, i referohet qëndrimit bashkë të një mashkulli dhe një femre. Që do të thotë se nvse është nje mashkull dhe më shumv se një femer nuk konsiderohet veçim (por mund të përfshihet tek përzierja)
2) Të kenë kaluar të dy moshën e pubertetit, sepse nëse njëri nga të dy është në moshë të vogël nuk konsiderohet veçim i ndaluar.
3) Të jenë nga ata që parimisht e kanë të lejuar martesën mes tyre, pra nuk kanë lidhje gjaku apo krushqie apo gjidhënie, të atillë që t`i bëjë ata të kenë raport mahremi mes tyre.
4) Të jenë nga ato kategori të afta për raporte intime. Dmth përjashtohen nga veçimi: njeriu i cili për arsye shëndetësore nuk ka më epsh( psh:i tredhuri) apo fëmijët e vegjël (që nuk i janë afruar moshës së pubertetit) apo gratë e moshuara apo të sëmurët, të cilët në kushte të zakonshme nuk kanë epsh-ndjellje.
5) Të ndodhen në një vend të mbyllur apo të atillë larg syve të njerëzve (natyrë:pyll,mal,etj), ku përgjithesisht nuk mendohet t`i shohë njeri.
Ky është dhe kriteri më kyç i ceshtjes
Ibn Muflihu ne lidhje me këtë në librin el Furu` 5/153 ka thënë:
Veçimi i referohet asaj që ndodh nëpër shtëpira (dmth ambjente të mbyllura) ndërsa veçimi në rruge publike nuk konsiderohet në veçimin e ndaluar.
Ndërsa në librin el Adab esh-sher`ijeh 1/302 ka thënë:
Nëse sheh një burrë dhe një grua që kanë ndaluar dhe po bisedojnë në një rrugë te shkelur nga njerëzit (pra që ka kalimtarë herë pas here) dhe nuk shfaqin shenja të dyshimta, askush nuk mund t`u drejtohet me qortim apo kritikë.