Prej moralit të besimtarit është nderimi i komshiut

Shejh Sulejman er Ruhejli (Allahu e ruajtë) thotë: Prej moralit të besimtarit është nderimi i komshiut.

Nuk është besimtar ai i cili fle dhe komshiu ngjitur me të është i uritur.

Sa gjë e mirë është nëse këto ditë kur bën pazarin tënd, nëse e ke mundësinë t’i blesh edhe komshiut gjërat bazë që nevojiten dhe t’ja vendosësh tek dera (ai i gjen kur hap derën dhe nuk preket krenaria e tij ngaqë nuk sheh kënd tek dera).

Shumë njerëz këto ditë kanë vështirësi në sigurimin e nevojave të tyre të përditshme.

Profili zyrtar në Twitter: Anis Agovi